Dekriminalizimi jashtë Kuvendit dhe
këtë muaj, Paloka: Rama s'ka vullnet

Dekriminalizimi jashtë Kuvendit dhe<br />këtë muaj, Paloka: Rama s'ka vullnet
TIRANË - Nisma e Partisë Demokratike për dekriminalizimin e politikës dhe të administratës shtetërore do të bëhet pjesë e diskutimeve të Kuvendit brenda 3 muajve të ardhshëm. Konferenca e Kryetarëve e mbledhur këtë paradite me kërkesë të të djathtëve, nuk pranoi që drafti i demokratëve për dekriminalizimin të bëhej pjesë e punimeve 3-javore të Kuvendit, për shkak se ky kalendar tashmë është miratuar. Projektligji që është hartuar nga opozita do të bëhet pjesë e diskutimeve në Kuvend në kalendarin 3 mujor.
 
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Edi Paloka çeli seancën plenare të kësaj të enjteje me akuza ndaj mazhorancës se me vonesat e votimit të ligjit po tregon se nuk ka vullnetin për të realizuar dekriminalizimin. Përballë kësaj situate, tha Paloka, - opozita do të vazhdojë para me këtë proces pasi gëzon edhe mbështetjen e ndërkombëtareve. Në këtë kontekst, deputeti demokrat bëri thirrje që edhe kolegët e tij të mazhorancës “që ndihen të fyer nga inkriminimi i politikës” – ta mbështesin këtë nismë.
 
"Duket qartazi se vullneti i kësaj mazhorance për të bërë dekriminalizimin vazhdon që nga sesioni i kaluar, kur deputetët e listës së zezë të kësaj mazhorance po i plasin për ditë në dorë me aktet e tyre. Prapë edhe sot pari një mungesë të qartë vullneti për të kaluar një ligj kaq të domosdoshëm në mënyrë sa më të shpejtë. U gjet qimja në vezë me qëllim që ky projektligj të mos futej në kalendar. Megjithatë duke shprehur vendosmërinë tonë për t’i shkuar deri në fund këtij procesi të domosdoshëm për parlamentin dhe administratën, me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë, do t’i qëndrojmë deri në fund. Komisioni që është ngritur për këtë çështje me kërkesën tonë dhe gjoja me vullnet të përbashkët, që nesër do të kërkojmë të mblidhet dhe të shqyrtojë ndër të tjera edhe nismën tonë ligjore. Jemi të bindur që nuk do të ketë kurrë vullnet nga Rama për të bërë një gjë të tillë, pavarësisht presionit që i bëhet përditë nga ndërkombëtarët, se opozitën nuk e llogarit. Edhe pa dëshirën e Edi Ramës ky proces do të kryhet”, - u shpreh Paloka.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema

'Prokurori', sjell aktorin hollivudian në Tiranë, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, më 10 tetor premiera e madhe në kinema