Dekriminalizimi, Llalla: PS hoqi
kandidatët me probleme nga listat

Dekriminalizimi, Llalla: PS hoqi<br />kandidatët me probleme nga listat
Kryeprokurori Adriatik Llalla deklaroi sot gjithashtu se në listën përfundimtare të kandidatëve të PS për deputetë për zgjedhjet e 25 qershorit nuk ka persona me rekorde kriminale.
 
Llalla theksoi se verifikuam listën që Rama dërgoi për kandidatët për deputetë, ndërsa individët që janë konstatuar me probleme nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të zgjedhjeve.
 
Verifikuam listën e Ramës për kandidatët për deputetë. Rama na e solli paraprakisht listën dhe ne konstatuam që disa persona prekeshin nga ligji i dekriminalizimit.
 
Këto individë kemi konstatuar se nuk janë përfshirë në listën përfundimtare të kandidatëve
” tha ai.
 
E ndërsa PS e dërgoi listën paraprakisht në prokurori, nuk dihet nëse do të bëjë të njëjtën gjë edhe PD.


dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër

U fut për t’u larë në rezervuar, mbytet i mituri në Dibër