Dekriminalizimi, Majko: Mbeti
në suazën e një ligji moralizues

Dekriminalizimi, Majko: Mbeti<br />në suazën e një ligji moralizues
Për Pandeli Majkon ligji i dekriminalizimit më shumë sesa efektiv ka mbetur në suazën e moralit.
Në intervistën e tij për Report TV , Majko i referohet faktit se asnjë prej zyrtarëve të cilët iu publikuan emrat për të kaluar me precedentë penalë, nuk rrezikon mandatin. 

“Nuk më sugjestionon ansjë lloj letre që tregon se dikush është hetuar, bile edhe nëse doni ta dini nëse është hetuar. Mua më shqetëson fakti se gjykatat dhe prokuororitë tona nuk janë në gjendje që të dënojnë. Kam përshtypjen se ligji i dekriminalizimi ka mbetur në suazën e tij të një ligji moralizues. Megjithatë fjala e fundit i takon kohës dhe jo ne.” tha ai.

Tashmë kur reforma në drejtësi ka hyrë në fazën e negociatave politike për çëshjtet pikante, maxhoranca është në pritje të reflektimit të opozitës. 

"Ne jemi në prag të një dështimi të madh, ose suksesi të madh. Nëse shqipëria nuk miraton reformën ën drejtësi, rrezikojmë ët kthehemi në një shoqëri gjysësm siciliane. Kjo duhet thënë kështu sic është për të kuptuar rrezikun dhe deshtimin që na kanoset. Dështimi i cili nuk mbetet një dështim politik, por për të gjithë shoqërinë tonë."-tha ai

Kryetari i delegacionit shqiptar në nato, e quan të një rëndësie të lartë poltike , zhvillimin në Tiranë të punimeve të Asamblesë Parlamentare të Natos këtë fund muaji ku do të marrin pjesë më shumë se 700 ndërkombëtarë. Aleanca sipas tij ka dijeni dhe për debatin e përgjimeve që prej ditësh shqetëson politikën shqiptare.

“Nuk besoj se ndërkombëtarët do të ndihen të surprizuar nëse dëgjojnë se ka një debat të tillë. NATO është në dijeni të gjithçkaje që ndodh në Shqipëri, jo në sensin e pezhorativ, por në sensin e informacioneve që Shqipëria është e detyruar të ndajë. Shqipëria duke qenë në NATO është pjesë e kësaj strukture që mbulon Shqipërinë nga të gjitha pikëpamjet dhe një nga këto është edhe siguria e brendshme” tha Majko.


  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit