Dekriminalizimi, Meidani: Zgjedhje
 të reja parlamentare dhe vendore

Dekriminalizimi, Meidani: Zgjedhje<br /> të reja parlamentare dhe vendore
TIRANE - Ish-presidenti i Republikës, Rexhep Meidani, i kërkon kryetarit të PS-së Edi Rama, të kërkojë të paktën falje për situatën e krijuar në PS me elementët e kriminalizuar, të cilët kanë qenë përzgjedhje e tij.

Në një intervistë për “Panorama”, ish-kreu i shtetit e cilëson përgjegjësi personale të kryetarit të Partisë Socialiste përfshirjen në listat e deputetëve të individëve me të shkuar kriminale, duke njollosur në këtë mënyrë jo vetëm emrin dhe historinë e grupit parlamentar socialist, por dhe parlamentit shqiptar.

"Së pari, duke ndryshuar thellësisht konceptimin ligjor, etik e moral dhe praktikën përkatëse! Aq më tepër që po rezultojnë shumë false të gjitha deklaratat e bëra nga Kryeministri apo që po vazhdojnë të bëhen, ende sot, nga të gjitha palët. Në gjykimin tim, krahas procesit parlamentar-ligjor të dekriminalizimit, që duhet të jetë sa më bashkëpunues dhe me shpirt konsensusi, duhet të ecet me shpejtësi edhe në procesin politik-partiak, me rregullime statutore e strukturore për shmangien që në embrion të kësaj situate përfaqësimi që na bëri “gaz të botës”, - thote Meidani.

Sipas tij, krahas proceseve me përmbajtje juridike (legjislative e statutore), nevojiten dhe disa hapa më të shpejtë.

"Hapa që duhet të shoqërohen me dorëheqje e zëvendësime, pse jo dhe me rregullime tërësore, pas ndryshimeve përkatëse ligjeslative-kushtetuese, nëpërmjet një proçesi të ri zgjedhor, të përgjithshëm ose pjesor"- thotë Meidani.


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool

Champions League/ Juventus monumental, me dhjetë lojtarë përmbys 2-3 Leipzig! Lille mposht Real Madridin, Aston Villa fiton me Bayern! Shënon Gjimshiti, tri pikë Liverpool