Dekriminalizimi, Meta takon
Llallën: Stukturë për vetëdeklarimet

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta nxori urdhërin për përcaktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit në pëpruthje me ligjin e dekriminalizmit.
 
Në njoftimin e shpërndarë për mediat thuhet se ky urdhër vjen në vijim të detyrimeve që burojnë nga ligji “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen,emërohen ose ushtrojnë funksione publike” si dhe Vendimit të Kuvendit “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin përkatës.
 
Në kuadër të këtij procesi dhe të zbatimit të këtij ligji , Kryetari Kuvendit dhe Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit pritën në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me përgjegjësitë që ka prokuroria si organ për administrimin e vetëdeklarimeve.
 
Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e e këtij ligji.
 
Ndërkohë, Kuvendi i Shqipërisë në përputhje me parashikimet e akteve nënligjore , ka hartuar dhe publikuar në faqen zyrtare të tij Regjistrin “Për vetëdeklarimin pranë Kryetarit të Kuvendit të titullarëve apo anëtarëve të organeve kushtetuese, institucioneve të krijuara me ligj, si dhe funksionarët politikë të Kuvendit.



/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave