Dekriminalizimi, Meta thërret 109
zyrtarë të deklarojnë të shkuarën
Ilir Meta nuk ka humbur kohë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Përmes 3 urdhrave Kuvendi ka ngritur strukturën e posaçme që do të jetë përgjegjëse për këtë proces. Do të jetë drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ajo që do të menaxhojë këtë proces për llogari të Kuvendit. Pas kësaj, Meta ka thirrur plot 109 zyrtarë, staf politik i Kuvendit dhe drejtues të institucioneve të pavarura, të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, listë të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta
Ilir Meta nuk ka humbur kohë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Përmes 3 urdhrave Kuvendi ka ngritur strukturën e posaçme që do të jetë përgjegjëse për këtë proces. Do të jetë drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ajo që do të menaxhojë këtë proces për llogari të Kuvendit. Pas kësaj, Meta ka thirrur plot 109 zyrtarë, staf politik i Kuvendit dhe drejtues të institucioneve të pavarura, të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, listë të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta
“Shqiptarja.com”. Zyra e shtypit e Kuvendit, bën me dije Kryetari i Kuvendit te Shqipërisë në vijim të detyrimeve që burojnë nga ligji 138/2015 “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, ka nxjerrë urdhrin për caktimin strukturës së posaçme, pranë të cilës do të dorëzohen dhe administrohen formularët e vetëdeklarimit, për subjektet të cilët në zbatim të akteve të sipërcituara e paraqesin atë pranë tij. Gjithashtu, Kryetari Kuvendit dhe
Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit priti në një takim dje Prokurorin e Përgjithshëm, Adriatik Llalla për të biseduar mbi vijimin e procesit të zbatimit të këtij ligji, përgjegjësitë që ai ka si organ përgjegjës për administrimin e vetëdeklarimeve, si dhe bashkëpunimin me këtë institucion në zbatim të parashikimeve ligjore.
“Kryetari i Kuvendit inkurajon të gjithë titullarët apo anëtarët e organeve kushtetuese dhe institucioneve të krijuara me ligj, që të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme për zbatimin e ligjit 138/2015 dhe Vendimit të Kuvendit, si subjekte të këtij ligji por edhe për nëpunësit civil të institucioneve të tyre”-thuhet në njoftimin e Kuvendit.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si ka qene per ju viti 2024?
-
I mire
44%
-
I keq
22.8%
-
As i mire as i keq
33.2%
Vota total: 1510
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit, LZHK dhe 'Djathtas 1912' paraqesin platformën për koalicion
27 Dhjetor, 12:34
-
Sylvinho përgatitet për Botërorin, merr rreze në vendlindje
27 Dhjetor, 12:33
-
Salcë humus me qiqra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:29
-
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
27 Dhjetor, 12:24
-
Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja
27 Dhjetor, 12:18
-
Salcë me speca dhe arra nga zonja Albana
27 Dhjetor, 12:18
-
Iu kapën 49 kg kokainë në kontenier bananesh, GJKKO pushon çështjen për Selim Çekajn, babai i Arbër Çekajt
27 Dhjetor, 12:16
-
Dua Lipa thotë 'po', Callum i vendos unazën në gisht
27 Dhjetor, 12:15
-
Ardit Rada: Nesti, Aleksi dhe të tjerët…
27 Dhjetor, 12:05
-
Barazimi me Everton, Guardiola: Pësojmë gol në goditjen e parë në portë
27 Dhjetor, 12:03
-
Ambasadorët në turin e Ramës me diasporën! Hasani: Aktivitetet u zhvilluan në fundjavë! Opozita po ankohet për humbjen 6 muaj para
27 Dhjetor, 11:58
-
Sonda e NASA-s dërgon sinjal pas misionit afër Diellit
27 Dhjetor, 11:56