TIRANE - Ish kryeministri i Italisë dhe lideri i partisë “Forza Italia”, Silvio Berlusconi është ndër zyrtarët e lartë mbi të cilin kanë rënduar efektet e zbatimit të ligjit “Severino”. Thelbi i ligjit italian është lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivelet e larta të politikës italiane.
Berlusconi është dënuar me disa vendime gjykatash kryesisht me akuzën e evazionit fiskal, ndërsa dënimi më i fundit i tij është ai i një viti më parë për korruptim të një senatori në vitin 2006-ë, për të kaluar në radhët e partisë së tij, duke dobësuar ndjeshëm shumicën e qeverisë në parlament.
Pikërisht, dënimi i tij i fundit është rezultat direkt i “Severinos” i cili nuk amniston, por ka fuqi prapaveprues për shkeljet ligjore. Për Berlusconin dënimi i tij prej “Severinos”, është sulm politik, pasi ligji ka mangësi. Ligji ka prekur edhe zyrtarë të tjerë të parlamentit, senatit dhe qeverisë italiane.
/Shqiptarja.com