Dekriminalizimi, Naço: Verifikim
dosjeve të shqiptarëve dënuar në BE

Dekriminalizimi, Naço: Verifikim<br />dosjeve të shqiptarëve dënuar në BE
TIRANE- Qeveria shqiptare hedh hapin e parë në mbështetje të procesit të dekriminalizimit, duke kërkuar nga vendet e BE por dhe nga SHBA informacion për shtetasit shqiptarë me rekorde penale. Ministri i Drejtësisë, Nasip Naço përmes një shkrese i është drejtuar zyrtarisht dje Ministrive të Drejtësisë dhe trupit diplomatik të vendeve anëtare të Këshillit të Europës, me një kërkesë për vënien në dispozicion të informacionit që disponohet lidhur me rekordet penale të të gjithë shtetasve shqiptarë që kanë qenë objekt i shqyrtimit apo i regjistrimit në zyrën e gjendjes gjyqësore të këtyre shteteve. Në këtë kuadër asistencë i është kërkuar edhe Departamentit të Drejtësisë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në shkresën drejtuar homologëve të tij, ministri Naço shpreh vendosmërinë e institucionit që ai drejton për të siguruar suksesin e realizimit në praktikë të kësaj nisme të Qeverisë Shqiptare, duke vlerësuar se informacioni që do të sigurohet do t’i shërbejë përmirësimit të sistemit për mbajtjen e rekordeve penale, përditësimit dhe mbrojtjes së këtyre të dhënave, si dhe rritjes të besimit të publikut, në veprimtarinë e organeve të shtetërore, institucioneve të pavarura apo të administratës publike.
 
Shkresa
Marrja e këtij informacioni do të mundësojë krijimin dhe përmirësimin e një baze të dhënash të përditësuara, ku do të jenë të evidentuar të gjithë shtetasit shqiptar që janë proceduar apo janë gjykuar në shtetet respektive për çështje të ndryshme penale apo administrative.

Nga Ministri i Drejtësisë ky shihet si një hap thelbësor në mbështetje të procesit të ndërmarrë për dekriminalizimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore si Kuvendi, organet e qeverisjes vendore, institucionet kushtetuese, administrata publike etj. Kjo iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë bazohet në nenin 22 të “Konventës Europiane për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale” dhe do t’i shërbejë implementimit në praktikë të ligjit “Për legjitimitetin e personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

Gjithashtu Ministria e Drejtësisë po analizon situatën aktuale, si dhe ka ndërmarrë nismën për dixhitalizimin e Zyrës së Gjendjes Gjyqësore për të dënuarit brenda vendit, po kështu edhe për të dhënat e administruara prej vitesh, të cilat ndodhen në Arkivën e Ministrisë së Drejtësisë.                                                 
 
Dy draftet vendosin në pikëpyetje punën e komisionit 
 
Mazhoranca dhe opozita janë larg firmosje së procesit të dekriminalizimit vetëm për pesë pika, të cilat nuk janë reflektuar në projektligjin e mazhorancës. Opozita ka depozituar 2 javë më parë nismën e saj për ndryshimet kushtetuese dhe ligjore në funksion të ngritjes së barrierave për të inkriminuarit në politikë. Sipas opozitës, mazhoranca kërkon t’i heqë ligjit elementë që e zhveshin nga dekriminalizimi për qëllime politike. Duke i mëshuar më tej faktit që projektligji i qeverisë qëndron larg dekriminalizimit.

Por, për mazhorancën ajo që kërkon opozita bie ndesh me rekomandimet e Komisioni të Venecias, por edhe me vetë ligjin “Severino” të kërkuar me insistim nga opozita. Përplasja lidhet me ndryshimet kushtetuese, të cilat sipas mazhorancës nuk mund t’i bëjë komisioni i posaçëm parlamentar, pasi nuk ka një mandat të tillë nga Kuvendi. Javën e ardhshme pritet të zhvillohet mbledhja e radhës e komisionit, për të përcaktuar aksionin e mëtejshëm nëse komisioni hetimor do të vazhdojë punën, apo do të ngrihet një komision i posaçëm për ndryshimet Kushtetuese.  

Naço

kerkesa nga naco        

kerkesa nga naco

kerkesa nga naco

kerkesa nga naco

kerkesa nga naco

kerkesa nga naco

kerkesa nga naco



d.b/shqiptarja.com                                         

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara

Studimi: Më shumë republikanë se demokratë e shohin Izraelin si aleat të Shteteve të Bashkuara