Spartak Ngjela bëhet pjesë e debatit për dekriminalizimin e politikës duke ndezur edhe më shumë përplasjet mbi përgjegjësit apo vullnetin e palëve për të realizuar këtë proces. Në një intervistë ai bën përgjegjës të dy palët politike në vend për pjesëmarrjen e personave të inkriminuar në Kuvend dhe funksionet e tjera të larta publike, qendrore apo vendore.
Sipas tij kjo situatë është pasojë e ndryshimit të sistemit mazhoritar. Ngjela beson se propozimet e te dy palëve nuk ofrojnë zgjidhje, dhe paralajmëron Ramën të bëjë kujdes me sjelljen ndaj ndërkombëtarëve pasi ata mund të zgjedhin partnerë të tjerë.
"Konkluzioni kryesor është që këta prishën ligjin maxhoritar, krijuan një ligj ku deputetët i zgjidhnin këta, të mbajnë përgjegjësi të dy tani dhe Rama dhe Saliu sepse ata e kanë krijuar këtë ligj. Ne kemi qenë kundër dhe futën njerëz të pakontrolluar fare si përfaqësues të popullit."- shprehet Spartak Ngjela.
Një gjellë që sipas avokat Spartak Ngjelës u gatua bashkarisht në 2008, ndaj ai beson se liderët e politikës do të mbajnë përgjegjësi për inkriminim e Parlamentit. Gjatë intervistës Spartak Ngjela thekson se ka mungesë vullneti për ta finalizuar këtë procesi pavarësisht se janë propozuar dy nisma, për të cilat ka vërejtjet konkrete.
Tani këta e kanë për arsye politike. S’duan shëndoshjen e shtetit s’u besoj fare. Të dy ligjet kanë mangësi duhet të bëjnë ndërrimin kushtetues që ata që kanë qenë të dënuar të mos kandidojnë. E kanë seriozisht këta që janë në pushtet, jo se kanë seriozisht. Pse e prishën ligjin mazhoritar, do të japin përgjegjësi ndonjëherë këta. Do vijë koha mos u mërzisni i humbën shqiptarëve të drejtën e betejës elektorale.
Spartak Ngjela beson në rolin e rëndësishëm që kanë ndërkombëtarët në këtë proces. Ai bën dhe një koment të fortë për deklaratën e kryeministrit Edi Rama se është votuar për të qeverisur nga shqiptarët dhe jo nga ndërkombëtarët.
“Besoj se me presionin e politikes perëndimore do të realizohet diçka, shenjat janë të mira. Politika amerikane bën politike me pushtetin, por nëse këta sillen si e “ëma e Zeqos majë të Thanës” , ajo do duhet të gjejë partnerë."-tha Ngjela.
Redaksia Online
(Shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?
-
Po
53.6%
-
Jo
44.1%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 8580
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E kap transmetimi direkt, tifozi i Bayern Munich konsumon kokainë gjatë ndeshjes së Champions League
3 Tetor, 10:46
-
'Ne nuk kemi hyrë kurrë me benzinë në parlament', Braçe ironizon: Në sallë shahen, te klubi pastaj të gjithë puthen
3 Tetor, 10:44
-
Gonzato: Komisioni i Posaҫëm për Antikorrupsionin, mundësi për të fuqizuar përpjekjet për parandalimin e korrupsionit
3 Tetor, 10:35
-
'Si do vijojë aksioni?' Bardhi: Si të na teket! Radhën e ka kryeministria
3 Tetor, 10:35
-
Deputeti socialist Frrok Gjini kërkon futjen në seancë të atyre që nuk janë dënuar, Spiropali: Ata që i pengojnë bëjnë akt të rëndë ndaj tyre dhe Gardës
3 Tetor, 10:29
-
Bardhi hodhi drejt saj këmbën e karriges, Spiropali: Më ruajti fati dhe paaftësia e goditësit
3 Tetor, 10:27
-
Deputetët e PD-së i vënë flakën manekinave, Noka hedh benzinën dhe ndez zjarrin sërish
3 Tetor, 10:20
-
PS vijon seancën, deputetët e PD-së vendosin 4 manekina para derës kryesore të parlamentit
3 Tetor, 10:15
-
PD jashtë, garda e ndalon të hyjë, socialistët vijojnë punimet e seancës parlamentare
3 Tetor, 10:07
-
Përleshjet e deputetëve të PD-së me gardën dhe socialistët, Alibeaj, Açka dhe Merita Bakiu mbeten jashtë hyrjes së parlamentit
3 Tetor, 10:03
-
Historike/ Lille mposhti Real Madridin në Champions, Edon Zhegrova ‘Lojtari i Ndeshjes’ nga UEFA
3 Tetor, 10:03
-
Gazetari Artan Hoxha paraqitet në SPAK, pritet të jap sqarime për komunikimet e Gardës më 21 janar
3 Tetor, 09:58