Dekriminalizimi, PD: Do verfikohet
fshehja e të dhënave të zyrtarëve

Dekriminalizimi, PD: Do verfikohet<br />fshehja e të dhënave të zyrtarëve
Verifikimi i formularëve të vetëdeklarimit të zyrtartëve do të sjellë surpriza për adminsitratën por edhe drejtuesit vendor apo pushtetarët në vend. Njëri nga hartuesit e ligjit të dekriminalzimit deputeti demokrat Oerd Bylykbashi në një prononcim për mediat shprehet se për implementimin e ligjit, faza më e rëndësishme është ajo e verifikimit të vetë deklarimeve, ku paralajmëroi rezultate të paparashikuara. Bylykbashi u kujdes të përdorë disa herë shprehjen e kryeminsitrit, "nuk keni parë gjë akoma"

"X apo Y deputet apo zyrtarë tjetër si ai 'Eskobari Sarandës' kanë zullume në kurriz qe i kanë bërë e i kanë fshehur e si kanë deklaruar, kjo përbën krim.. Mekanizmi do të përfshijë tani procesin e verifikimit, sapo ka filluar dhe të gjithë këto skelete që kanë fshehur këto do të dalin"-tha Bylykbashi

Deputeti demokrat tha se fshehja e të dhënave përbën krim dhe verifikimi do të kryhet nga institucionet përgjegjëse qëi ngarkon ligj për ta kryer këtë detyrë.. Por bylykbashi paralajmëroi padi për shpërdorim detyre për të gjithë ata persona që do të përpiqen të bllokojnë procesin e verifikimit.

"Prokuroria ka vetëm një detyrë të verifikoi thellësisht. Eshtë amulli se një kryetar bashkia përdor 4-5 emra.Të gjitha këto janë indicie të mjaftueshme që procesi të ëvshdojnë pa kërkesë, nëse ata se bëjnë se do marrin urdhër, por ka një nen që i dënon për shpërdorim detyre. Ata që do e pengojnë do përballen me ligjin ."-u shpreh ai

Ligji nuk shmang askënd, dhe askush nuk do të mund të fshihet pas të shkuarës së tij, e në këtë pikë deputeti demokrat nuk përjashton askënd nga asnjë forcë politike.

"Ligji është i verbër, ka një mekanizëm që shkon deri në fund për cilindo. kemi kryeminsitrin që tha që ky ligj është anti-kushtetues, do të ketë një hall të madh që e thotë këtë gjë"-përfundoi Bylykbashki

Redaskia online
(s.m/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla