Dekriminalizimi, PD e nis nga vetja
krijon komision me në krye Kosovën

Dekriminalizimi, PD e nis nga vetja<br />krijon komision me në krye Kosovën
Partia Demokratike e nis dekriminalizmin nga vetja. Ashtu siç pati paralajmëruar kryetari Lulzim Basha, burime nga PD bëjnë të ditur se pranë kësaj partie është ngritur komisioni i posaçëm për verifikimin e figurës se përfaqësuesve të saj në të gjitha nivelet e përfaqësimit politik.
 
Për të nisur këtë proces PD ka zgjedhur një prej figurave qendrore të fushatës së 21 Qershorit, doktor Halim Kosovën që kandidoi për Tiranën, por që konsiderohet nga PD si një nga figurat më të pastra dhe i pa atakuar nga kundërshtarët politikë.
 
Të njëjtat burime sqarojnë se Komisioni që do të kryesohet nga doktor Halim Kosova do të filtrojë të gjithë emrat që drejtojnë këtë parti nga nivelet më të ulëta e deri në ato më të larta.
 
Gjithashtu do verifikojë pastërtinë e figurës së kandidatëve të saj për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe të përzgjedhurve të PD për drejtues në nivel politik nesër ne qeverisje te vendit.
 
Dekrimininalizimi është kauza politike e kryetarit të demokratëve Lulzim Basha e cila sipas tij ka nisur të japë frytet e saj të para.
 
Në kuadër të një procesi filtrimi për çdo figurë që aderon në strukturat e PD, kjo forcë politike është e vendosur që drejtuesit dhe përfaqësuesit e qytetareve duhet të jenë njerëzit me më integritet, të mirëarsimuar dhe të respektuar.
 
Sipas PD praktika e përfaqësimit me kriminel, trafikantë, njerëz pa shkollë, me diploma fallso duhet të marrë fund sa më parë së bashku me autorët e kriminalizimit të pushtetit që si thonë burimet është dyshja Rama -Meta.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë