Dekriminalizimi, PD formular për
kandidaturat në zgjedhjet vendore

Dekriminalizimi, PD formular për<br />kandidaturat në zgjedhjet vendore
TIRANË - Demokratët janë të angazhuar për të përfshirë në garën elektorale personalitete me integritet dhe pa të shkuar kriminale. Kjo evidentohet edhe në formularin që duhet të plotësojnë kandidatët që garojnë në zgjedhje për 61 bashkitë e vendit.
 
Në bazë të udhëzimit të kryetarit të Partisë Demokratike, kandidatët që plotësojnë formularin për këtë garë duhet të deklarojnë gjendjen e tyre gjyqësore, ku duhet të shprehen nëse janë të padënuar, në proces gjyqësor apo edhe të dënuar.
 
Përmes këtij formulari demokratët parashikojnë të përjashtojnë nga kjo garë persona që kanë të shkuar kriminale.
 
Ndërkaq kryetari i opozitës Lulzim Basha ka njoftuar ngritjen e Komisionit të Integritetit për kandidaturat të cilët do të verifikojnë të gjithë individët që kanë shprehur dëshirën për t’u bërë pjesë e kësaj gare e që tashmë kanë ardhur si propozime të kryesive të degëve të PD në rrethe.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike

Frrok Çupi: O sot o kurrë, këtë e dimë! Dhe një përrallë politike