TIRANE- Në nisjen e sesionit të ri parlamentar, Partia Demokratike do t’i rikthehet çështjes për hetimin parlamentar të të emëruarve në administratën publike. Tashmë Kuvendi i Shqipërisë ka ngritur që prej muajt tetor të vitit që lamë pas, komisionin për hetimin e verifikimin e ligjshmërisë së emërimeve në administratën publike, entet publike dhe shoqëritë tregtare. Në këtë mënyrë ky komision pritet të startojë punimet e tij në nisje të sesionit të ri parlamentar. Ndërkohë që hetimi parlamentar do të jetë në frymën e rezolutës së votuar unanimisht në Kuvend.