Dekriminalizimi, PD: Kryetari model
i Ramës me emrin Elvis Ervin Roshi‏

Dekriminalizimi, PD: Kryetari model<br />i Ramës me emrin Elvis Ervin Roshi‏
Pas publikimit të dëshmisë gjermane të penalitetit në dy versione edhe me emrin Elvis edhe me emrin Ervis të Kryetarit të Bashkisë  Kavajë ne të cilin  rezulton dhe thotë se është i pafajshëm dhe s'ka qënë i dënuar më parë reagon Partia Demokratike. Një një deklaratë për shtyp të Sekretarit për Zgjedhje, Ivi Kaso deklaron se kryetari model i Ramës shmang dekriminalizmin duke u thënë gjermanëve që e ka ermin Elvis Ervin Roxhi .
 
Deklaratë e Sekretarit për Zgjedhjet, Ivi Kaso:
 
Jemi sot këtu për të denoncuar truket sa kriminale dhe qesharake që përdorin të zgjedhurit e Edi Ramës për t’i shpëtuar dekriminalizimit.
Kemi dëgjuar shumë variante për emrin e kryetarit të Bashkisë së Kavajës, por së fundmi, ai ka nxjerrë një të ri, ku i ka përmbledhur gjithë identitetet në një, duke iu drejtuar autoriteteve gjermane.
Në këtë shkresë, i zgjedhuri i Ramës e ka emrin Elvis-Ervin. Mbiemri mbetet po ai, Roshi.
Pra Roshi i Ramës, i thotë autoriteteve gjermane, të japin të dhëna për Elvis Ervin Roshin. Sigurisht, me këtë emër të sajuar, atij nuk i del asgjë.
Pse kryetari model i Edi Ramës, nuk i drejtohet autoriteteve gjermane me emrin Ervin Roshi që ka pasur deri në vitin 2002, siç e pranon edhe vetë në formularin e vetëdeklarimit, kur dhe është dëbuar nga gjykata.
Ndërkohë që ne presim të dhëna të tjera, nga vende të tjera të Europës për Roshin e Ramës, prokuroria duhet të veprojë me shpejtësi në zbatim të ligjit të dekriminalizimit, për të verifikuar fshehjen e të dhënave dhe truket e manipulimet e tjera që ky dhe të tjerë të zgjedhur të Edi Ramës po përdorin për të shmangur ligjin.
Dekriminalizimi është i pashmangshëm. Pastrimi i politikës nga krimi dhe të inkriminuarit do të bëhet, me çdo kusht e me çdo mjet.

Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv