Dekriminalizimi PD-Metës: Mblidh
sot këshillin, kalojmë aktet n.ligjore
PDF/Kërkesa e PD drejtuar Ilir Metës

Dekriminalizimi PD-Metës: Mblidh<br />sot këshillin, kalojmë aktet n.ligjore<br />PDF/Kërkesa e PD drejtuar Ilir Metës
TIRANE - Duke marrë shkas nga rikthimi i deputetit Armando Prenga në Parlament, Partia Demokratike i drejtoi sot Kryetarit të Kuvendit një kërkesë për të vënë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit. 

...
Demokratët i janë drejtuar me një kërkesë Kuvendit për të nisur sa më parë nga puna me zbatimin e ligjit të dekriminalizimit, dhe votimin e të gjitha akteve nënligjore që përcaktojnë me detaje zbatimin e këtij ligji dhe pastrimin e organeve publike nga ndikimi i personave me rekorde kriminale.

Me firmë të kreut të grupit parlamentar të PD-së Edi Paloka dhe deputetëve anëtarë në Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, Arben Ristani, Gent Strazimiri dhe Kastriot Islami, opozita i kërkon kryeparlamentarit Ilir Meta të mbledhë sot këtë këshill në një orar të përshtatshëm për të nisur menjëherë nga puna.

Demokratët kërkojnë që të miratohet në seancën e së enjtes më 25 shkurt projektvendimi “Për përcaktimin e rregullave të detajuara mbi zbatimin e ndalimeve të parashikuara në ligjin nr. 138/2015 “Për garantimin e integritet të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”.

"Edhe pse sekretari amerikan i Shtetit John Kerry e cilësoi Dekriminalizimin si histori suksesi dhe si model që duhet ndjekur, Edi Rama vazhdon të ndajë pushtetin me Ndokën, Bushin, Roshin, e së fundmi i hapi rrugën rikthimit në parlament Armando Prengës, i cili me dorën e tij, me armë pa leje, përgjaku qytetarët brenda komisariatit të policisë. Në kushtet kur Edi Rama po dëshmon çdo ditë mungesë vullneti për zbatimin e dekriminalizimit dhe përkrahje të hapur për të inkriminuarit e tij në parti dhe në poste publike, Partia Demokratike do të kushtëzojë çdo funksionim normal të parlamentit me miratimin këtë të enjte të vendimit që vë në zbatim ligjin e Dekriminalizimit", - thuhet në një deklaratë të PD-së.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar dhe proceduar! 79 pezullime dhe bllokime