Dekriminalizimi, PD: Qeveria pranoi
kërkesën për shenjat e gishtërinjve

Dekriminalizimi, PD: Qeveria pranoi<br />kërkesën për shenjat e gishtërinjve
TIRANË - Mazhoranca dhe opozita duket se po shkojnë drejt një gjuhe të përbashkët për të ecur para me procesin e rëndësishëm të dekriminalizimit të politikës dhe administratës që po ndërmerr vendi ynë. Kreu i komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi tha se qeveria ka pranuar kërkesën e opozitës për të marrë edhe shenjat e gishtërinjve të personave që duan të përfshihen në politike.

Deputeti demokrat tha se negociatat synojnë arritjen e konsensusit në mënyrë që brenda dhjetorit të finalizohet një draft i përbashkët i një ligji  të votuar nga të gjitha palët.

Kemi rënë dakord që shenjat e gishtave të përdoren për të identifikuar këta persona, sigurisht që ka edhe element të tjerë të cilët i konsiderojmë të zgjidhura ndërkohë që mbeten çështje të rëndësishme siç është testi i drogës apo persona të cilët kanë kryer krime, kanë llogari të hapura me drejtësinë e vendeve të tjera dhe më pas konkurrojnë dhe zgjidhen siç ka ndodhur në të shkuarën qoftë në zgjedhjet e fundit parlamentare qoftë në zgjedhjet e fundit lokale”, tha Bylykbashi.
 
Po mes qeverisë dhe opozitës mungon ende dakordësia për testin e drogës, por megjithatë sipas Bylykbashit, ky proces i duhet lënë negociatave në vijim.
 
Gazetari: Pra mesa po shohim ka një tërheqje të mazhorancës për sa i përket shenjave të gishtërinjve, pra do ketë një tërheqje të opozitës për testin e drogës?
Bylykbashi: Nuk besoj që është çështje.. ne do të shohim përsa i përket zgjidhjeve mënyra se si e quani juve është çështje tjetër. Ajo që ka rëndësi është që për problemet që kemi të ketë zgjidhje të cilat përputhen me interesin publik. Testi i drogës është një çështje që i përgjigjet interesit publik. I përgjigjet interesit publik për zyrtarë të zgjedhur apo të emëruar apo kanë integritet dhe dinjitet, është kundërshtuar deri më tani, të shohim kush do të jetë zgjidhja përfundimtare për këtë çështje. Ne po punojmë për të arritur konsensus mbi të gjitha çështjet.

Prej një muaji në komisionin e posaçëm parlamentar janë depozituar projektligji i opozitës bashkë me amendimet kushtetuese si dhe projektligji i qeverisë për dekriminalizimin. Gjatë kësaj kohe palët po negociojnë  për të gjetur një zgjidhje të përbashkët për këtë çështje.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)