Dekriminalizimi/ PD tërheq draftin
Xhafaj: Ju lëmsh me këmbët tuaja

Dekriminalizimi/ PD tërheq draftin<br />Xhafaj: Ju lëmsh me këmbët tuaja
TIRANE - Partia Demokratike i është drejtuar Konferencës së Kryetarëve me kërkesë për të tërhequr draftin e saj për dekriminalizimin.  Oerd Bylykbashki ka kërkuar që kjo çështje të arrihet përmes komisionit të posaçëm për dekriminalizimin, duke u tërhequr kështu nga nisma që me shumë bujë PD e depozitoi në kuvend dhe i qëndroi gjatë.

Konferenca e kryetarëve ka shqyrtuar “Kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për ndryshimin e Programit të Punës dhe Kalendarit të Punimeve të Kuvendit, si dhe respektimin e vendimit nr. 32/2015 të Kuvendit të Shqipërisë”, kërkesë e cila ka kaluar me debate.

Shqiptarja.com sjell debatin e plotë i Konferencës së Kryetarëve
Ilir Meta – Kalojmë në pikën e tretë, por më duhet një shpjegim pasi nuk po e kuptoj.
Edi Paloka – Është një kërkesë e zotit Bylykbashi.
Ilir Meta – Kërkesa ku konsiston? Të përfshihet në Komisionin e Posaçëm apo të ketë ekskluzivitetin komisioni i posaçëm?
Albana Shtylla– Të ketë ekskluzivitetin dhe të trajtohet si komision përgjegjës. Kështu ka thënë.
Edi Paloka – Kërkesa është pak a shumë kjo, përderisa kemi edhe komision të posaçëm lidhur me këtë çështje. Nëse e kalojmë në Komisionin e Ligjeve, marrim rastin ku në komision të Ligjeve kalojnë projektligjet nesër, pasnesër dhe rrëzohen në këtë komision, atëherë çfarë funksioni do të ketë pastaj komisioni i posaçëm!
Ilir Meta – E para, nëse kishit vërtetë këtë shqetësim të rolit të komisionit të posaçëm nuk duhet të kishin ardhur këto iniciativa jashtë komisionit të posaçëm me procedurat parlamentare. Tani jemi në një moment që ato kanë hyrë: si kërkesat e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike dhe iniciativa e Qeverisë. Kemi rënë dakord që të gjendet një zgjidhje sepse kjo është çështje konsensusi dhe jo thjeshtë procedurash. Ndaj nuk më duket normale që ta rikthejmë procedurën nga e para. Komisionin e Posaçëm askush nuk e pengon që të mblidhet, apo jo.
Edi Paloka – Absolutisht jo. Ajo çka thashë unë, le të themi formalisht, ekziston si opsion. Sepse unë nuk besoj që zoti Xhafa as që nuk e ka ndërmend që ta përfshijë në kalendar dhe këtë nuk e diskutoj. Është çështje procedurale.
Ilir Meta – Komisionin e posaçëm nuk e pengon askush që të mblidhet, apo jo,përderisa është brenda afateve.
Edi Paloka – Komisioni ka arritur pak a shumë në një pikë që ne e dimë. Ka një lloj konsensusi dhe nuk kemi pse kalojmë në procedura të tjera ndërkohë. Le të themi t’i lemë të ngrira këto pjesë të procedurës dhe të vazhdojmë me komisionin, deri sa komisioni të nxjerrë ekstraktin e tij.
Spartak Braho – Kjo kërkesë nuk prodhon asgjë.
Ermonela Felaj – Kjo nuk është fort serioze. Ne jemi takuar me Oerdin, kemi diskutuar mbi projektin pas asaj që lamë këtu, duke u përpjekur të gjenim pikat e përbashkëta. Gjykoj që kemi gjetur pika të përbashkëta, të paktën për sa e kam dëgjuar Oerdin kur është prononcuar publikisht. Ne kemi avancuar sepse kemi prodhuar edhe një draft ku përafrohen qëndrimet dhe këtu nuk kemi përgjigje. Ndërkohë, e shoh Oerdin që del dhe thotë se kemi rënë dakord me mazhorancën për këtë pikë, dhe bën këtë kërkesë! Nuk më duket serioze kjo.
Ilir Meta – Shqetësimi juaj është që mos komisioni i Ligjeve do të përmbysi ......?
Edi Paloka – E ka detyrim procedural zoti Xhafa.
Ilir Meta – Nuk e di se çfarë ka në plan zoti Xhafa, sepse ai e drejton vetë komisionin e Ligjeve. Kam përshtypjen se duke u bazuar edhe nga fryma e deri tanishme, që të gjithë e kemi kuptuar që do të ishte shumë mirë që iniciativat tuaja të mos kishin hyrë në procedurat parlamentare që thamë këtu, po të ishte ndjekur rruga e komisionit të posaçëm.
Fatmir Xhafa – Në radhë të parë, unë mendoj se kjo kërkesë nuk duhej të përfshihej fare në rend të ditës të kësaj mbledhje të Konferencës së Kryetarëve, pasi nuk i është drejtuar Konferencës së Kryetarëve, por i është drejtuar drejtpërdrejt kryetarit. Që këtu do të thotë se është shumë procedurale. E dyta, është se duke vlerësuar gjithçka që lidhet me rolin e opozitës në Parlament dhe në komisione, që edhe në këtë rast, si në atë të reformës në drejtësi, këta janë duke u ngatërruar me këmbët e veta. Kjo nuk është një çështje që duhej të sillej në këtë mënyrë, duke investuar grupin parlamentar dhe Parlamentin, për sa kohë që kishte një komision të posaçëm parlamentar. Gjithsesi kjo u bë. Unë mendoj që është bërë një hap i gabuar dhe ju keni reflektuar për këtë gjë. Nëse do të niseshim nga logjika, që kishte këtë shqetësim zoti Bylykbashi, zoti Bylykbashi është nënkryetar i Komisionit të Ligjeve.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
 

 

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal

Champions League/ Leverkusen bën për ‘Aspirina’ Milanin, Dortmund ‘tërmet 7 ballësh’! Barcelona me pesë yje, shkëlqejnë Inter, City dhe Arsenal