Dekriminalizimi, Peza:Basha gënjeu
për deputetët e PS, fshehu Nokën

Dekriminalizimi, Peza:Basha gënjeu<br />për deputetët e PS, fshehu Nokën
Deputeti i Partisë Socialiste Alfred peza në një dalje për mediat, ka thënë se kryetari i Partisë Demokratike ka gënjyer sa i takon një liste prej 19 emrash deputetësh socialist që ai thoshte se ishin të përfshirë në vepra të ndryshme penale brenda e jashtë vendit, ndërkohë që ligjit të dekriminalizimit i ka fshehur deputetin Flamur Noka.

Peza ka shtuar se, lideri democrat Basha duhet të merret me deputetin democrat, Flamur Noka, i cili ka fshehur të dhënat në formularin e vetëdeklarimit.

Peza ka theksuar se Partia Socialiste do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale dhe se ajo  bën ligje për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër.

Ja deklarata e plotë e Alfred Pezës
Lulzim Basha, zëdhënësi kryesor i baltosjes së Shqipërisë dhe Partisë Socialiste, njeriu që pa iu dridhur qerpiku gënjeu papushim shqiptarët dhe ndërkombëtarët për prezencën e 19 kriminelëve në radhët e Partisë Socialiste në Parlament, meriton përbuzjen e të gjithë shoqërisë!
Për llogari të Sali Berishës dhe politikes se tij të vjetër, Lulzim Basha nuk la gjë pa shpifur dhe nuk la njeri pa akuzuar, ndërkohë që sot thotë se kriminelet qenkan fshehur prandaj ai nuk vërteton dot asnjë nga akuzat e tij monstruoze që ka bërë për më shumë se një vit rresht!
Jo Lulzim, ata nuk janë fshehur asgjëkundi, sepse thjeshte nuk ekzistojnë kriminele në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste.
Jo Lulzim nuk janë fshehur, por ligji për të cilin ne të dhamë të gjithë mbështetjen të bësh, nuk ka nxjerrë asnjë kriminel sepse askush nga ata që ti ke akuzuar nuk është hetuar dhe dënuar për asnjë krim të parashikuar nga ligji.
Dhe tani Lulzim, meqë gënjeshtra jote spektakolare për Partinë Socialiste u vërtetua edhe zyrtarisht, merru pak me Flamur Nokën që ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke fshehur të dhënat dhe me të gjithë ata te tjerët qe ligji i nxori nga ferrat e SHQUP-it.
Ne si autore të nenit për përfshirjen në këtë ligj edhe të administratës, do t’i shkojmë deri në fund pastrimit të zyrave të shtetit nga persona me rekorde kriminale. Sepse ne nuk bëjmë ligje për të baltosur Shqipërinë dhe kundërshtarët politikë, po për të pastruar Shqipërinë nga gërmadhat e kudondodhura që la pas qeveria e vjetër.
Le ta shohin dhe le ta dëgjojnë shqiptarët të vërtetën, pavarësisht se Lulzim Basha dhe Saliu pas tij duan që shqiptarët të shohin vetëm kriminelë tek njeri-tjetri dhe të dëgjojnë vetëm për krime, drogë, vrasje dhe balte.
 
 
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla

Kryeministri izraelit në OKB: Jam këtu për të thënë të vërtetën kundër gënjeshtrave për vendin tim! Diplomatët largohen nga salla