Dekriminalizimi, Prenga: Asnjë 
vepër penale që nga mosha 1 vjeç!
Berisha: Rama riktheu në detyrë vrasësin

Dekriminalizimi, Prenga: Asnjë <br />vepër penale që nga mosha 1 vjeç!<br />Berisha: Rama riktheu në detyrë vrasësin
TIRANË - Tre ditë pasi Gjykata e Lartë ndryshoi masën e arrestit ndaj tij, në detyrim paraqitjeje, Armando Prenga i është rikthyer jetës parlamentare. Ai u ul në krah të kolegëve socialistë në mbledhjen e komisionit të sigurisë ku po raportonte ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. I venë shpesh nën akuzë të opozitës për lidhjet e tij të presupozuara me krimin, Prenga sfidoi të djathtët të faktojnë akuzat.

"Kam dëgjuar shumë haludime dhe akuza në drejtimin tim ju bëj me dije ju dhe opinionin publik nga mosha 1 vjeç dhe deri tani që jam 41 vjeç nuk kam asnjë lloj vepër penale dhe në rast se ju do të gjeni një vepër penale ndaj Armando Prengës do ju kërkoj ndjesë si brenda vendit ashtu dhe jashtë vendit do ju kërkoj ndjesë publike dhe do largohem nga parlamenti. Presim vendimin e gjykatës me qetësi çdo lloj vendimi si negativ si pozitiv unë e mirëpres atë", tha Prenga.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar