Në reagim thuhet më tej se, nuk është e vërtetë që Cubi ëhstë emëruar në krye të Partisë Socialiste në Shkodër, pasi është është coordinator i saj.
Po ashtu, PS thotë se PD mund ta kishte shkarkuar në kohën kur qeveriste vendin, por asnjëherë nuk pati prova për një gjë të tillë, pasi ai është shpallur i pafajshëm.
Në fund të reagimit, thuhet se, Edi Rama fton Partinë Demokratike dhe të gjjtha partitë e tjera që të marrin shembullin e PS, e cila në proçesin e brendshëm zgjedhor në parti të zbatojnë Ligjin e sapovotuar me konsensus për Integritetin e Figurës së cdo te zgjedhuri dhe çdo punonjësi të administratës publike.
Asnjë individ që preket nga kriteret e ligjit në fjalë, nuk do të mund të zgjidhet brenda strukturave të Partisë Socialiste, as drejtues i PS në njësitë vendore dhe as delegat i Kongresit te saj.
Ja deklarata e plotë
Pretendimi i sotem i perdaqesuesit te PD Alibeaj eshte fabrikimi i rradhes i Shqup, ne tentativen e tyre per te kriminaliziar cdokend.
Shtetasi Martin Cubi, ne cilesine e Kryetarit te Komunes Pult nuk ka qene agresori, por viktima e nje sulmi te rende fizik ndaj tij, gjate periudhes kur ushtronte detyren ne vitin 2009. Si rezultat i sulmit, Martin Cubi ka mbetur i plagosur dhe ka perdorur nje arme te regjistruar, me leje, per tu vetmbrojtur.
Qofte vendimi i gjykates ne shkallen e pare, qofte vendimi i formes se prere ne apel e kane nxjerre ish Kryetarin e Komunes te pafajshem, duke konfirmuar faktin se arma ka qene me leje dhe eshte perdorur vetem per qellime vetmbrojtese.
Per me teper, eshte e pavertete qe personi ne fjale eshte emeruar ne krye te Partise Socialiste Shkoder. Ai mban detyren e koordinatorit te PS per ish komunar e Shkodres dhe ka qene fitues ne disa zgjedhje lokale si Kryetar Komune.
Partia Demokratike, atehere ne krye te egzekutivit shqiptar, kishte te gjitha mjetet ligjore per ta shkarkuar Kryetarin e Komunes nese pretendimet e Alibeajt do kishin qene te verteta. Por Partia Demokratike edhe atehere, edhe tani, eshte e bindur per pafajesine e Martin Cubit. Thjesht sot, si pjese e strategjise per te kriminalizuar cdokend, Shqupit i duhet te shpike dhe fabrikoje fakte edhe per ish Kryetarin e Komunes.
Ne emer te Partise Socialiste te Shqiperise, kryetari Edi Rama, ka kenaqesine ta ftoje Partine Demokratike dhe te gjjtha partite e tjera qe te marrin shembullin e PS, e cila ne procesin e brendshem zgjedhor ne parti do te zbatoje Ligjin e sapovotuar me konsensus per Integritetin e Figures se cdo te zgjedhuri dhe cdo punonjesi te administrates publike ose, sic ka deshire ta quaje Partia Demokratike per Dekriminalizimin. Asnje individ qe preket nga kriteret e ligjit ne fjale, nuk do te mund te zgjidhet brenda strukturave te Partise Socialiste, as drejtues i PS ne njesite vendore dhe as delegat i Kongresit te saj.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)