Dekriminalizimi/ PS hap dosjet e
deputetëve të inkriminuar në PD

Dekriminalizimi/ PS hap dosjet e<br />deputetëve të inkriminuar në PD
Partia Socialiste po përgatit të nisë një fushatë verifikimi për të gjithë deputetët dhe funksionarët demokratë të cilët dyshohet se kanë probleme me dekriminalizimin. Burime pranë kësaj partie, thanë për Shqiptarja.com se janë evidentuar emrat që kanë të shkuar penale problematike që mund të shkaktojë ndërprerjen e mandatit, apo largimin nga funksioni. Burimet pranë Partisë Socialiste thonë se do të presin që të gjithë funksionarët të dorëzojnë formularët e vetëdeklarimit të dekriminalizimit në 4 maj, dhe në rastet kur kanë informacione se ka vepra penale të kryera nga individi, do të kërkojë verifikimin e tyre.

Procedura e ndjekur në këtë rast, do të jetë ajo e Prokurorisë, e cila, do të administrojë formularin e deklarimit të zyrtarit, dhe në pikat ku pala kërkuese, në këtë rast PS, ka dyshime, do të bëhet verifikimi i përgjigjes. Në rast se një zyrtar pyetjes: a ke qenë i dënuar, i është përgjigjur me “Jo”, dhe nga verifikimet Prokuroria gjen ndonjë vendim gjykate brenda dhe jashtë vendit në ngarkim të tij, kjo do të përbëjë kusht për ndërprerjen e mandatit apo funksionit.

 

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë

Një nga ne/ 'Ndenja 16 vite vetëm', prek i moshuari: Ndjeva një boshllëk, më mirë në azil me shokë