Dekriminalizimi, PS: PD shprehu
për 'Ristanin'. Opozita: Të vendosu

Dekriminalizimi, PS: PD shprehu<br />për 'Ristanin'. Opozita: Të vendosu
TIRANE - Dekriminalizimi është bërë sërish ditën e sotme objekt akuzash dhe kundër akuzash ndërmjet Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Ka qenë deputeti i mazhorancës Ulsi Manja i cili në një dalje publike ka kërkuar nga opozita që të mbajë një qëndrim në lidhje me arrestimin dhe dënimin me 5 muaj burg të deputetit Arben
Ristani në vitin 1994. Sipas PS kjo do të tregonte edhe vullnetin e opozitës për të bërë dekriminalizimin e Kuvendit.

Ndërkohë në reagimin e saj Partia Demokratike ka theksuar se mbetet e palëkundur në vullnetin e saj për të bërë dekriminalizimin e parlamentit. Por sipas saj është mazhoranca dhe kryeministri Edi Rama i cili nuk kërkon që ky proces të kryhet.
 
PD: Jemi të vendosur, por Rama nuk e do dekriminalizimin
Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me deklaratën e bërë ditën e sotme nga mazhoranca në lidhje me dekriminalzimin dhe rastin e arrestimit dhe të dënimit të Arben Ristanit në vitin 1994. 

Në një dalje për mediat Fatbardh Kadilli nga selia blu tha se opozita mbetet e vendosurpër t’i shkuar deri në fund procesit të dekriminalizimit. Por Kadilli shtoi se është kryeministri Edi Rama dhe qeveria që ai drejton që nuk kërkon që ky proces të kryhet pasi mbron të inkriminuarit.

“Edi Rama u shfaq sot sërish kundër dekriminalizimit, duke i shtuar avokatisë së tij për inkriminimin edhe shpifje të ulëta. Partia Demokratike nuk pret që Edi Rama, i cili u hapi banditëve, tutorëve e vrasësve dyert e pushtetit, te administratës dhe të Parlamentit, të jetë në favor të dekriminalizimit. Ne nuk presim që Edi Rama të jetë në favor të interesit jetik të vendit që është çlirimi i politikës dhe zyrave nga të inkriminuarit. Dekriminalizimi sjell në fakt fundin e skemës politike të Edi Ramës, rrëzon patericën ku ai mbahet. Nuk ka si të jetë pro dekriminalizimit një kryeministër që fsheh letrat e Interpolit për deputetin e tij që kërkohet për vrasje, dhe që ndikon drejtësinë për të dhënë pafajësi për vrasje, të gjitha këto për të mbyllur paktet e hesapet e tij dhe të ortakut Meta.  Por dekriminalizimi është interesi më i lartë publik, dhe do të bëhet me çdo kusht. Qytetarët shqiptarë, partnerët ndërkombëtarë dhe Partia Demokratike e kanë të palëkundur vullnetin për të shpëtuar vendin nga sundimi i krimit.” tha Fatbardh Kadilli

fatbardh kadilli

Dekriminalizimi, PS: Nëse PD ka vullnet të shprehet për rastin "Ristani"
Partia Socialiste ka kërkuar sot nga Partia Demokratike që të dalë me një qëndrim zyrtar në lidhje me rastin e Arben Ristani, i cili rezulton të ketë qenë i dënuar në vitin 1994 me 5 muaj burg.

Në një dalje për mediat, deputeti i PS Ulsi Manja kërkoi nga opozita që të tregojë vullnetin për procesin e dekriminalizimit dhe të dalë me një qëndrim zyrtar lidhur me precedentin penal të numrit 2 të PD.

Manja theksoi se nga ana e saj PS është e gatshme të dorëzojë të gjithë dokumentacionin dhe provat që faktojnë se Ristani ka qenë i dënuar.

“Dy ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë dhe mbarë opinion publik u njohën me një vendim gjyqësor të formës së prerë në ngarkim të shtetasit Arben Ristani, sot deputet. Në këtë vendim gjyqësor, shtetasi Arben Ristani, është shpallur fajtor për veprën penale të dhënies së një vendimi që dihet se është haptazi i padrejtë dhe në bazë të nenit 116 të Kodit Penal në lidhje dhe me nenin 56 të Kodit Penal është dënuar me 5 muaj heqje lirie. Pra është më se e qartë se një gjyqtar që jep një vendim të padrejtë kryen kështu një veprim korruptiv. Të jesh i dënuar për korrupsion përbën një rekord kriminal të rëndë. Sepse korrupsioni është një ndër plagët më të rënda në Shqipëri, që ne jemi të angazhuar për ta luftuar pa kompromis. Sot i kërkojmë Partisë Demokratike dhe Grupit të saj Parlamentar të dëshmojnë gatishmëri për adresimin e çështjes së personave me rekorde kriminale që mbajnë pozicione publike. I kërkojmë Partisë Demokratike dhe Grupit të saj Parlamentar të shprehin publikisht qëndrimin e tyre për rastin e Arben Ristanit, person i dënuar në Shqipëri. Partia Demokratike nëse seriozisht është e angazhuar në procesin e dekriminalizimit, duhet të shprehet për këtë rast flagrant. Jemi të gatshëm të vëmë në dispozicion të procesit të dekriminalizimit dosjen e plotë gjyqësore në ngarkim të të dënuarit Arben Ristani.” tha Manja

Ky rast u denoncua të enjten në sallën e Kuvendit nga nënkryetari i grupit parlamentar të PS Taulant Balla, i cili publikoi procesverbalin e arrestimit të deputetit demokrat Arben Ristani.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve

Milani humbet dy penallti, De Gea hero! Fiorentina fiton 2-1 kundër kuqezinjve