TIRANA- Qeveria ka përgatitur një draft të ri për dekriminalizimin e parlamentit dhe të administratës publike, dhe ja ka ofruar atë opozitës me shpresën e gjetjes së një konsensusi. Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, dhe kryetari i komisionit të dekriminalizimit, Oerd Bylykbashi, po negociojnë me njëri-tjetrin për gjetjen e draftit të përbashkët në emër të mazhorancës dhe opozitës.

Ministrja Felaj tha për Shqiptarja.com se ishte optimiste për nivelin e negociatave dhe për frymën me të cilën palët po negociojnë. “Jemi në rrugë të mirë. Unë jam optimiste se do të arrijmë në një draft të përbashkët konsensual. I kemi të gjitha kushtet për ta bërë këtë, pasi draftet fillestare janë shumë të ngjashme.