KAVAJË - Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Kavaja se askush nuk do t'i shpëtojë ligjit te dekriminalizmit.  Duke ju drejtuar me shaka kryetarit të bashkisë së Kavajës Elvis Roshi me etiketimin "kriminel" siç opozita e akuzon, kreu i qeverisë tha se ligjit të miratuar në Kuvend për pengimin e futjes në politikë dhe administratë të personave të inkriminuar, nuk do t'i shpëtojë askush duke shtuar se mezi pret zbatimin e tij qe te vertetohet pasteria e figurave te akuzuara si te inkriminuar.
 
"Kemi bërë një ligj për dekriminalizimin, sipas atij ligji nuk shpëton askush që ka bërë diçka. Mezi po pres zbatimin e ligjit që t'i çoni letër Lulit t'i thoni po ky si shpëtoi", u shpreh Rama.

Kete deklarate Rama e beri mes batutave të shumta gjatë ndarjes së kartave të anëtarësive të reja në Partinë Socialiste të qytetit të Kavajës.