Dekriminalizimi, Roshi:Përfundimisht
gallata në SHQUP nuk ka të sosur 

Dekriminalizimi, Roshi:Përfundimisht<br />gallata në SHQUP nuk ka të sosur 
Pas deklaratave të njepasnjeshmë të Partisë Demokratike kundër Kryetarit të Bashkisë Kavajë Elvis Roshit, ka reagur ky i fundit ku është shprehur se është akuzuar nga Partia Demokratike për truke ndaj drejtësisë gjermane, ku ka shtuar se gallta në PD nuk ka të sosur. Roshi shkroi se është konsideruar më inteligjent se drejtësia e vendit më të fuqishëm.

Madje, ai e ka konsideruar një pseudo-jurist Ivi Kason e Partisë Demokratike.

Shkrimi i Plotë i Roshit në facebook: 

Perfundimisht gallata ska te sosur me Shqup-in dhe Shqup-istat.

Sapo doli kllouni i rradhes ne foltoren e deshtakeve, nje pseudo-jurist me emer limonate (Ivi) dhe me akuzoi qe i kam bere truke drejtesise gjermane sepse i kam kerkuar kartele penale duke bashkuar emrin Elvis dhe Ervin.

Keta personazhe bejne opozite duke me konsideruar me inteligjent se gjithe sistemi i drejtesise se vendit me te fuqishem te kontinentit😂

Per ate dhe per gjithe Shqup-istat e interesuar, me poshte keni:
1- deklaraten e limonates
2- praktiken e letrave ne gjuhen shqipe te cilat jane nen emrin tim, Elvis
3- certifikaten time
4- kerkesen ku i kerkoj te ma kthejne pergjigjen ne emrin, Elvis 
5- praktiken e letrave ne gjuhe gjermane ku kam firmosur dhe kam vulosur nen emrin Elvis 
6- vertetimet e noterit

Ju bej me dije se balta nuk me ndal per te punuar por aman balta nuk eshte aspak e shendetshme per mua qe marr cdo dite lajme shpifese per veten nga mengjesi deri ne darke.


Redaksia Online 
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv 

Zhvarrimi i Enver Hoxhës dhe konfliktet me Berishën! Arben Manaj në Esencë-Report Tv