Dekriminalizimi Roshi publikon 
dëshminë gjermane të penalitetit 

Dekriminalizimi Roshi publikon <br />dëshminë gjermane të penalitetit 
Pas publikimit të formularëve të vetëdeklarimit për procesin e dekriminalizimit dhe akuzave të Partisë Demokratike se kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi është person me precedent të mëparshëm penal ka reaguar ky i fundit.

Në një postim në rrjetin e tij social Roshi ka publikuar këtë të enjte ndëshmine gjermane të penalitetit në dy versione edhe me emrin Elvis edhe me emrin Ervis me të cilët rezulton dhe thotë se është i pafajshëm dhe s'ka qënë i dënuar

"Pas sulmit dhe baltes se shtrigave te Shqupit, ju bej me dije se sapo ka ardhur ashtu siç edhe u zotova, nga Zyra Federale e Drejtesise Gjermane, kartela penale e imja.Per çdo merak e kam kerkuar ne dy versione edhe si Ervin Rroshi edhe si Elvis Rroshi qe Berisha dhe fotokopjet e tij pa ngjyra te rrine rehat.Kartela thote mbi emrin tim "asnje shenim", çka do te thote qe une dhe drejtesia gjermane nuk jemi takuar ne asnje pike ne jeten tone"- shkruan Roshi

Menjëherrë pas publikimit të formularit të tij të vetëdeklarimit Roshi u akuzua për përgjigjen e tij të çuditshme se nuk dinte se pse ishte dënuar. Pyetjes në formular nëse ka qenë ndonjëherë në hetim apo gjykim nga një autoritet i huaj për kryerjen e ndonjë vepre penale, Roshi i është përgjigjur me "Po".

Kjo dëshmi gjermane është për t'i dhënë një përgjigjje të gjithë akuzave për dënimin e tij që më parë nuk i kujtohej.

rrosahi

Redaksia Online
Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit

Dënimi i Salianjit, avokati: Vendim politik, u dërgua në burgun e Fierit