Dekriminalizimi shtyhet javën 
 tjetër, Leskaj "ruan" mandatin

Dekriminalizimi shtyhet javën <br /> tjetër, Leskaj
TIRANË - Maxhoranca në Kuvend rrëzoi me 72 vota kërkesën e Partisë Demokratike për heqjen e mandatit të deputetes për nënkryetaren e parlamentit Valentina Leskajn. Me kërkesë të 22 deputetëve të PD-së kërkohej mbarimi i mandatit për shkak se opozita e akuzon se dy djemtë e saj kanë përfituar fondet publike. Në votim pati 40 vota pro, 72 kundër dhe 3 abstenim. 
 
Seanca e sotme u karakterizua nga debate të gjata dhe të ashpra për projektligjin e dekriminalizimit, por votimi i tij do të kryhet të enjten e ardhshme. Kjo për shkak se ligji nuk ishte përfshirë në rendin e ditës në seancën e sotme.
 
Ish-kryeministri Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit këmbënguli që deputetët dhe ministrat t'i nënshtrohen testit të drogës, në të kundërt nuk do të votojë një ligj të gjymtuar siç ai e quajti. Ai tha se e përshëndet projektligjin, por shtoi se i sfidon të gjithë që të bëjnë testin për të provuar nëse janë apo jo përdorues të lëndëve narkotike. Sipas deputetit demokrat drafti i miratuar me konsensus në komisionin e posaçëm parlamentar nuk është i plotë pa amendamentet e Partisë Demokratike.  
 
"Ky ligj është i gjymtuar. Pa testin e drogës ligji është i gjymtuar. Edi Rama është i droguar sipas shumicës së shqiptarëve. Ka dhe të tjerë që e përdorin absolutisht por nuk akuzohen. Nëse e akuzojnë kot Edi Ramën, ai del fitimtar mo, mbi të gjithë. Del fitimtar dhe detyrohem t’i kërkoj falje publike. Por Edi Rama në çdo nivel që diskutohet, diskutohet si i droguar në overdozë. Përse e refuzoni testin? Ai vjen këtu dhe bie në depresion sa s’gre dot kokën, me fotot që bëjnë xhiron e botës. Ai mbron veten e tij, se sa për këta i kishte çuar 10 herë me bo testin e drogës. E si ta votoj unë ligjin pa testin e drogës. Si mund të votoj kundër ndërgjegjes time. Unë e përshëndes por pa testin e drogës është i gjymtuar. Bëhuni seriozë. Ua mban?  A e kuptoni ju çdo të thotë kryeministër përdorues droge? Më shkruan një qytetar nga Kosova: a thua me të vërtetë që është? Ia reshtova të gjitha, por në fund i thashë: për ta vërtetuar, le të bëjë testin e drogës. Ne s’po kërkojmë test droge për Edi Ramën, por për të gjithë politikanët dhe deputetët. Po kërkojmë test droge siç bëjnë SHBA, sic para disa muaj në Parlamentin britaniuk u shtrua problemi. Kjo na nderon ne. Rruga e vetme është testi. Ndaj dhe a jeni burra? Ju sfidoj me testin e drogës. Unë kërkoj dhe një herë, ju bëj thirrje, të gjithë ata të cilët e konsiderojnë këtë ligj të rëndësishëm që të votojnë amendamentet e opozitës për testin e drogës"
, - tha Berisha.

"Do ta synoja këtë synim si zvarritje, lojëra taktike mizerabël e të pabesa, ndërkohë që ky kapitull është mbyllur tashmë një herë e mirë në komisionin e posaçëm", - u shpreh deputeti i LSI-së Spartak Braho.

Por debatet më të forta edhe në këtë seancë Berisha i pati me ministrin e brendshëm Saimir Tahiri i cili kërkoi  miratimin e këtij projektligji por edhe reformën drejtësi.
 
"Si do bëjmë me familjarët e pushtetarëve? Si i bëhet kur babi është Kryeministër dhe fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit?  Kur kryetari i Bashkisë punon më pak se kunati vet? Kur gjyqtari rreh çekiçin dhe familja mbush xhepin? Kësaj nuk i kemi dhënë zgjidhje, ndaj nuk ka vend për t’u mburrur këtu apo për të marrë dekoratë në këtë podium. Para se të rrihni gjoksin e të kërkoni medalje, heshtni kokëulur se shqiptarët sot vuajnë ende padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë e gjykatave e të lajnë gojën para se të përmendin “gjin gjonrat”, se kështu thotë Sali Berisha Prandaj kemi vetëm një mision, pa të cilin askush prej nesh nuk vlen, madje dhe rrogën t’ua kthejmë mbrapsht qytetarëve, një detyrim madhor, reformën në drejtësi", - u shpreh ministri Tahiri.

Më herët ish-lideri demokrat kërkoi që në diskutimin e projektligjit për dekriminalizimin të ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama i cili gjendet në një vizitë zyrtare në Kinë, ndërsa kryeparlamentari Meta ndodhet në Itali. 

Votimi i rendit të ditës
Në votimin e ligjeve të tjera, Kuvendi miratoi me 114 vota ratifikimin e marrëveshjesh me KFV-në për ujësjellësin Berat – Kuçovë, Delvinë, Gjirokastër, Kamzë, Librazhd dhe Lushnjë. Ndërsa ratifikimi i marrëveshjes me qeverinë e SHBA-ve për forcimin e shtetit të së drejtës dhe qeverisjen e mirë u miratua me 115 vota pro.

Kurse me 111 vota u miratua ligji “Për ratifikimin e vendimit të Këshillit të Stabilizim – Asociimit Bashkimi Evropian Shqipëri, 1/2015, i datës 11.5.2015, që zëvendëson Protokollin 4 të Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit, ndërmjet Komuniteteve Evropiane dhe Shteteve të tyre Anëtare, nga njëra anë dhe Republikës së Shqipërisë, nga ana tjetër, në lidhje me përkufizimin e konceptit “produkte origjinuese” dhe metodat e bashkëpunimit administrativ”.

Ratifikimi i marrëveshje me Kroacinë për bashkëpunimin policor u miratua me 112 vota pro. Ndërsa ligji për “Për Qendrën Kombëtare të Biznesit", mori vetëm votat e mazhorancës pasi u miratua me 75 vota pro.

Replikat Tahiri - Berisha
Tahiri:
Si do bëjmë me familjarët e pushtetarëve? Si i bëhet kur babi është Kryeministër dhe fëmijët bëjnë biznes me firmën e babit?  Kur kryetari i Bashkisë punon më pak se kunati vet? Kur gjyqtari rreh çekiçin dhe familja mbush xhepin? Kësaj nuk i kemi dhënë zgjidhje, ndaj nuk ka vend për t’u mburrur këtu apo për të marrë dekoratë në këtë podium.
 
Ky ligj që miratojmë sot, nuk mund të jetë kurrë amnisti për ata që nuk janë dënuar ende. Pas këtij ligji nuk mund të fshihen ata që kanë vjedhur apo ata që kanë vrarë duke qenë në detyrë dhe nuk janë dënuar ende.  Nuk do keni më në parlament njerëz të dënuar për vrasje, për prostitucion, për trafik droge, për vjedhje. Por do vazhdoni t’i keni komshi. Do vazhdoni t’i keni në pallat, dera ngjitur, përballë, në lagje, te lokali ku shkoni me fëmijën e familjen. Do vazhdoni t’i keni biznesmen. Do vazhdoni t’i keni nëpër rrugë, madje t’u hapni rrugën, t’iu kalojnë përpara hundës me makina luksoze, të ndërtojnë vila në mal e buzë detit, ti shikoni në dreka e darka në kafe me politikanë, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, madje ti mbajnë me para këta të fundit.
 
Do vazhdoni të nënshtruar nga dhuna e të padënuarve që ligjin e shkelin me të dyja këmbët e nuk dënohen nga drejtësia. Po i heqim ne nga parlamenti, por shqiptarëve po ua lëmë në derë…, për këtë mburremi ne këtu?
 
Je shqiptari që ke 20 vjet dyerve të gjykatës se nuk merr pronën tënde? Rri rehat tani se nuk do votosh më, për një të dënuar. Ndërkohë për pronën vazhdo rropatu prapë dyerve të gjykatave dhe laj dhe gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin, se kështu tha Sali Berisha. Por prapë i vjedhur do jesh, dhe ai që të ka vjedhur, prap i lirë se nuk e dënon gjykata. Laj dhe gojën para se të përmendësh Gjin Gjonin, se kështu thotë Sali Berisha.
 
Ndaj të mos mburret njeri këtu, pse po heqim nga vetja ata që janë dënuar një herë, po mbajmë brenda ata që nuk janë dënuar kurrë dhe kur kanë vrarë, vjedhur e korruptuar, ndërkohë që shqiptarët po i lëmë në mëshirën e padrejtësisë, në thundrën e gjyqtarëve të korruptuar, që lënë të lirë ata që duhen dënuar dhe vetë ata nuk i dënon askush. 
 

Berisha: Ne asnjë lloj retorike nuk zbardh dot llumin nga vjen. Me asnjë lloj retorike nuk mbulon dot vrasjen e ortakut tënd tek fliste në telefon me oficerin dhe ti ishe i përzierë me lojërat e fatit. Ti shko paguaj paratë dhe zbato vendimin e gjykatës. Flet ti për Gjin Gjonin që të ka dënuar Nexhmijen, se ka dënuar Kolekën. Hakmarrja atërore është më e tmerrshme. Akuzave tuaja Gjin Gjoni iu përgjigj me proces gjyqësor dhe jo si ti burracak, frikacak që fshihesh si mi, që shkon dhe arreston përmbaruesin që zbaton vendimin e gjykatës.
 
Berisha: Me asnjë retorikë nuk zbardh dot llumin që përfaqëson dhe llumin nga vjen, nuk mbulon dot arrestimin në flagrancë të babait tënd, s’mbulon vrasjen e ortakut tënd dhe ti ishe i përzier në lojrat e fatit, në asnjë retorikë nuk mbulon dot Habilajt e tu supertrafikantë për të kaluar kufirin me drogë dhe pa drogë, në asnjë retorikë nuk mbulon dot lidhjet me Shullazin, nuk mbulon dot skafin. Je regjistruar në historinë e këtij vendi si i vetmi skafoministër. Pse nuk flet për skafin tënd? Do të sjellë unë dokumentet këtu. Më mirë thuaja historinë e skafit shqiptarëve. S’mbulon dot shpifjet për të cilat je dënuar në mënyrë të përsëritur nga Gjykata.
 
Si burracak ordiner fsheh pasuritë dhe flet ti për vendim Gjykate. Shkel ligjet e vendit për të mbrojtur pasuritë e tua të krimit. Të ka dënuar Gjykata në mënyrë të përsëritur për shpifje dhe trillime, shko e paguaj. Je dënuar nga të gjitha shkallët, nga gjashtë gjykatës si shpifës ordiner dhe fshihesh si mi i pakarakter, shko paguaj paratë, zbato vendimin e Gjykatës. Shfrytëzon parlmentin me dokrra. Flet ti për Gjin Gjonin që të ka dënuar në Vienë, se ky i ka dënuar Kolekën. Akuzave të tua monstruoze ju përgjigj me proces ligjor dhe jo si ti  burracak e frikacak, që përdor ligjin si bandit për të arrestuar dhe përmbaruesin që vjen të zbatpjë vendimin e gjykatës. Mos mendo ti se del këtu në platformë, mbi tapet të kuq dhe të duket vetja si ministër. Jo, jo. Je ti që fsheh dokumentet e Mark Frrokut me urdhër të Edi Ramën. Ti që arrestove me falangat e tua të krimit Bajraktarin. Je ti more ordiner që i shkove në qeli Durim Bamit. Kështu e mendon pushtetin ti. I njohur si i droguar, i njohur me tentativa suicidi, i njohur si i lidhur me të gjithë malavitën. Dhe del ti e flet këtu.

 
Ora 15:25 PD-PS përplasen për dekriminalizimit edhe pas konsensusit
Pas kompromisit të arritur me forcave politike për miratimin e ligjit të dekriminalizimit, Partia Demokratike dhe ajo Socialiste kanë debatuar sërish për këtë çështje duke akuzuar njëra-tjetrën për inkriminim.

Vasili: Të gjendet kompromis dhe për drejtësinë
Në emër të grupeve parlamentare, fillimisht foli kreu i grupit të LSI-së, Petrit Vasili i cili kërkoi që të arrihet kompromis dhe për reformën në drejtësi. 

“Kjo do të ndihmojë për një qeverisje më të mirë por edhe për një opozitë më të përgjegjshme. Efektet e saj të jenë të dukshme, të ketë emra konkretë dhe mekanizma që e bëjnë ligjin efektiv. Provë e sinqeritet e kemi përpara për të dy palët. Në javët që vijnë ta formësojmë në të gjithë pjesët që duhet. T’i rikthejmë dinjitetin politikës. Kjo politikë nuk i duhet qytetarëve. Puna jonë matet nga aksioni që prodhojmë. Funksionet publike në të gjitha nivelet le të jenë në vendin e tyre. Të ecim përpara në një drejtim të ri. Sprova tjetër është reforma në drejtësi. Por të mos ketë historinë e këtij konsensusi që shpenzoi gati një vit”, u shpreh Vasili.

Bylykbashi: S'mbyllet me kaq, kjo histori sapo ka nisur
Kreu i Komisionit të Posaccëm për ligjin e Dekirminalizimit, Oert Bylykbashi foli në emër të grupit të PD-së tha se kompromisi u arrit falë presionit të ndërkombëtarëve.

“Rama parlamentin kurrë nuk e ka dashur dhe për ta futur nën kontroll ishte gati të bënte pak dhe me djallin. Ligji është më i ashpri në Evropë. Kemi arritur të bëjmë diçka që është vërtetë komplekse. Kompromisi që kemi arritur është edhe nga presioni i ndërkombëtarëve”, tha Bylykbashi.

Ai përmendi disa vepra penale që të heqin të drejtën për të mbajtur pozicione publike. Vrasje në rrethana në të tjera cilësuese, marrëdhënie seksuale me dhunë, financim i terrorizmit, Trafik i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore janë disa prej tyre.

Deputeti i PD-së tha se futja në parlament e personave të inkriminuar nuk krahasohet me Gërdecin dhe 21 janarin, edhe pse në këto dy ngjarje e fundit humbën jetë njerëzish.

“Jemi detyruar të bëjmë një ligj për të ndaluar këta persona që të mos jenë në parlament. U detyruam të bëjmë këtë ligj sepse ka ndodhur që persona për trafik njerëzor kanë hyrë në parlamentar dhe janë pjesë e grupit të mazhorancës. Ky është një turp që hiqet pavarësisht se çfarë retorike të bëni ju ndaç me Gërdecin dhe ndaç me 21 janarin”, tha ai.

Bylykbashi shtoi më tej se tashmë do të shihet zbatimi i ligjit, që do të monitorohet dhe nga BE. Ndërsa duke folur për testin e drogës, gjë e cila kundërshtohet nga PS, tha se një gjë e tillë do të nxirrte emrat e zyrtarëve që përdorin drogë.

“Besoj se kjo fitore do të tretej nëse nuk e zbatojmë deri në fund këtë ligj. Kush është dëbuar nga BE dhe SHBA do të ndalohet së paku për 10 vjet dhe me raste dhe përjetë. Testi i drogës. PS e ka refuzuar që në fillim dhe sigurisht që urdhri vjen nga lart. Nëse do ta pranoni do të nxirrte një skandal të madh pasi ka zyrtar që e përdorin rregullisht. Shumë vendime merren nën efektin e drogës. Kompromisi i arritur është historik. PD ngriti këtë kauzë që është i publikut. Arsyet e kompromisit nga ana juaj mund të jenë të ndryshme sigurisht që edhe presioni ndërkombëtar ka bërë punën e vet. Kriminelët që mbajnë poste shtetërore do të largohen nga detyrat që mbajnë,. BE ka premtuar se do ta ndjekë zbatimin e ligjit deri në fund. Mos kujtoni se kjo histori mbyllet me miratimin e ligjit, kjo histori sapo ka filluar" - u shpreh Bylykbashi.

Gjithashtu, PD ka kërkuar që pjesë e personave të përjashtuar të jenë edhe ata personave të cilëve u është hequr mandati nga Gjykata Kushtetuese, por një gjë e tillë nuk është pranuar nga PS.

Ora 13:50 Tahiri: T'i kthejmë shqiptarëve rrogat mbrapsh nëse nuk votojmë 
Nga foltorja e kuvendit ministri Tahiri tha se opozita nuk duhet të mburret me ligjin e dekriminalizimit në një kohë që shqiptarët ende vuajnë padrejtësinë, por duhet punuar bashkarisht për miratimin e reformës në drejtësi.

“Ulni gishtin e akuzës dhe kokën në shenjë respekti për hallet e qytetarëve. Nuk ka vend sot për dekorata dhe për mburravecë podiumesh. Kjo seancë duhet të na bëjë të gjithëve me turp. Duhet të zgjidhim hallin e madh të qytetarëve, që janë njerëzit që i kanë shpëtuar drejtësisë. Kësaj nuk i kemi dhënë zgjidhje. Nuk ka vend për t’u mburrur. Po dënojmë ata që janë dënuar, por çfarë do bëjmë me ata që nuk janë dënuar ende? Po i themi shqiptarëve se nuk do të keni më në Parlament njerëz të dënuar, por do të vazhdoni t’i keni në pallat, do vazhdoni t’i keni biznesmenë. Do i shikoni kudo. Po i heqim nga Parlamenti, por po jua lëmë juve në derë. Për këtë po mburremi? Sot po i themi shqiptarëve se, edhe pse nuk po marrin pronat, të rrinë të qetë se nuk do të votojnë më njerëz të dënuar, edhe pse ai që të ka vjedhur është i lirë. Për këtë po mburremi? Shqiptarët duan drejtësi, duan që vrasësi dhe hajduti të dënohet; të ndihen me pushtetin e drejtësisë; për reformën në drejtësi. Para se të rrihni gjoksin, heshtni sepse shqiptarët vuajnë ende padrejtësinë dhe pandëshkueshmërinë. Ne kemi vetëm një mision: t’ i kthejmë rrogën qytetarëve mbrapsht nëse nuk miratojmë reformën në drejtësi”,  tha Tahiri.

tahiri

Ora 13:30 Berisha: Të shtyhet votimi
Kryeministri Berisha kërkon që votimi të shtyhet për shkak të mungesës në sallë të kryeministrit Ram sipas ti përgjegjës direkt për futjen e kriminelëve në Parlament.

Berisha: Në mungesë të kreut të Meduzës kjo seance përbën një absurditet dhe nuk duhet të ndodhë, në rast se ka seancë në të cilën Edi Rama arkitekti i Mobokracisë, kryebanditi, njeriu që shndërroi krimin në institucionin suprem duhet të ishte këtu e të dëgjonte të gjitha faktet, argumentet e opozitës kundër tij. ai i ka bërë vendit gjëmën e vërtetë, për herë të parë pas diktaturës komuniste krimi kthehet në sistem në këtë vend dhe kthehet me ardhjen e Ramës në pushtet, ndaj ju lutem ta konsiderojmë shtyrjen e seancës dhe ardhjen e tij si detyrim madhor për publikun shqiptar. Duhet të keni vetëdijen qytetare se e katandisët vendin në nivele dhe hone të tilla që ka njohur në mes të viteve ’70 nga krimi, ky ligj nuk diskutohet pa protagonistin kryesor të sistemit të krimit, është grupi i konsensusit dhe unë e vlerësoj, se kam qenë i bindur se edhe në krahun tjetër ka individë të ndershëm, por nuk mund të mos i thuhen në sy atij që solli shtetin në këtë pikë, që e shndërroi qeverinë në organizatë kriminale si kurrë ndonjëherë nga koha e Enver hoxhës e deri më sot. mblidhni krerët e grupeve dhe vendosni shtyrjen e seancës.

Leskaj: Sot u mblodh konferenca dhe e futi në seancë pikën e kësaj çështjen e është miratuar me konsensus. Sa i takon kryeministrit, e gjithë media është e mbushur me vizitën në Kinë, tani është në takim me kryeministrin kinez dhe merr pjesë në samitin për Ballkanin dhe është shumë i rëndësishëm.

leskaj

Balla: Zonja Leskaj, ju lutem ju zhurmues, ta mbaroj. Unë në emër të grupit të PS i kërkoj drejtuesit të grupit të PD, ne që vijmë në 10 të mëngjesit e jo në 12.30 si ndonjëri, dhe pasi i del gjumi do të bëjë rregullat sipas mendjes, rregullat bëji te SHQUP. Vjen ti në 12.30 e na kërkon llogari, ka ikur koha kur bëje rregullat, jam i sigurtë që s’ke për ta votuar këtë ligj, pasi kur të votohet ti nuk ke për të qenë në këtë sallë për ta votuar. Për ata që zgjohen në 10 e vijnë në 12.30 kanë axhendë tjetër e bën mirë të rrish e të dëgjosh fjalimet e kolegëve.

balla

Berisha: Të gjithë argumentet janë zero në krahasim me domosdoshmërinë që kreu i meduzës së krimit të organizuar, nuk është sot në këtë seancë për të dëgjuar shqiptarët dhe ai konsideratat e opozitës ndaj veprës më të zezë. Nuk e ka ditur përfaqësuesi i opozitës që zotëria është në Kinë, cilindo që të takojë ai, edhe të gjithëfuqishmin do ta takojë si 

Ndërkohë Spartak Braho i ka cilësuar amendamentet e PD-së një tendencë për zvarritje të votimit duke i kërkuar Kuvendit dhe kolegëve që drafti të kaloi sa më shpejt në votim pa diskutime të kota

"E shoh pa vend tendencën pë të zgjatur farsën e diskutimeve dhe turavrapin për të marrë përsipër autorësinë për kapital politik dhe akuzat e llumi që do të hidhen sot. Kemi përfunduar një proces të rëndësishëm dhe historik. Qëndrimi pa sens, i papërgjegjshëm dhe kërkesa për të sjellë përsëri në vëmendje, diskutuan për votim amendamentet teksti drogës nuk janë normale. Do ta konsideroja këtë synim si zvarritje, loja mizerabël, ndërkohë që ky kaptiull është mbyllur njëherë e mirë në komisionin e posaçëm”, tha Braho.

  • Sondazhi i ditës:

    Djegin karriget dhe sende drejt Spiropalit, si e vlerësoni aksionin e PD?



×

Lajmi i fundit

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas

‘Moodi im pas një tjetër procedimi penal’, Kryemadhi shfaqet duke kërcyer në pishinë: Nuk mu ndanë sa majtas djathtas