Dekriminalizimi,Ulqini: PS s’ka të
inkriminuar, PD të shohë të vetët

Dekriminalizimi,Ulqini: PS s’ka të<br />inkriminuar, PD të shohë të vetët
Partia Socialiste ka deklaruar se nëpërmjet ligjit të dekriminalizimin, ka vërtetuar pafajësinë e 19 deputetëve socialistë, të cilet u akuzuan nga PD si persona të inkriminuar.

Deputeti socialist Musa Ulqini i ka bërë thirrje Partisë Demokratike që të merren me deputetët e vet si Flamur Noka, Arben Ristani, Alban Zeneli, si persona të inkriminuar dhe të mos përbaltin kundërshtarët, pasi sipas tij misioni i opozitës është të thotë të vertetën.

Ja deklarata e plotë e tij
Ligji për dekriminalizimin u miratua nga mazhoranca sipas kërkesave të opozitës, edhe pse në kufijtë e prekjes së Kushtetutës, edhe pse  më i ashpri në llojin e tij në të gjithë Europën.
Partia Socialiste dhe mazhoranca e miratuan ligjin për dekriminalizimin të bindur se kjo ishte rruga e vetme ligjore, por edhe politike e morale, për të  provuar përpara opinionit publik se sa e pavërtetë ishte akuza e lidershipit të PD, se në grupin parlamentar të Partisë Socialiste kishte as më pak e as më shumë, por plot 19 kriminelë.
Sot që ligji i ka dhënë plotësisht efektet e veta, shqiptarët kanë rastin të binden se në Grupin Parlamentar të PS nuk ka jo 19, por as edhe një kriminel.
Për këtë arsye sot PS dhe opinioni publik kërkojnë nga PD dhe lidershipi i saj, nga Lulzim Basha e Sali Berisha, që të japin një shpjegim për baltën që  për dy vite rresht hodhën pa kursim mbi përfaqësuesit e popullit në Kuvendin e Shqipërisë.
Aq më tepër që sot deputetë si Flamur Noka, Arben Ristani apo Alban Zeneli, jo vetëm që duket se janë në shkelje flagrante të ligjit, por as nuk denjojnë të thonë arsyet e dënimeve të tyre apo deklarimeve të rreme që kanë bërë dhe që janë në kundërshtim me ligjin për dekriminalizimin.
Partia Demokratike në vend që të kërkojë ndjesë për përbaltjen më të madhe që u është bërë përfaqësuesve të popullit në historinë e parlamentarizmit shqiptar, hesht për deputetët e saj dhe baltos këdo që kërkon informacion apo shpjegime për implikimin e këtyre deputetëve nga ligji për dekriminalizimin.
Së fundmi dua ti kujtoj kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, se misioni i opozitës është të thotë të vërtetën dhe jo të ndërtojë kauza të gënjeshtërta, se në pushtet nuk vihet duke përbaltur kundërshtarët, por duke ndërtuar alternativa qeverisëse për shqiptarët.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi