Dekriminalizimi, Vasili: Do kemi
konsensus, PD: Jo formularit 

Dekriminalizimi, Vasili: Do kemi<br />konsensus, PD: Jo formularit 
Pak para nisjes zyrtarisht të seancës plenarë ka qënë nënkryetari i LSI i cili  i ëshstë përgjigjur gazetarëve për mosdakordësinë e palëve për aktet nënligjore të dekriminalizimit.

Valsili u shpreh mjaft optimist kur tha se do të ketë një konsensus  i cili do të udhëheqë palët në arritjen e një marrëveshje për dekriminalizimin pasi tha ai puna më e madhe është bërë dhe tani mbetet shumë pak para asaj që është arritur me dakordësinë e palëve në kuvend.
 
“Së pari bindja e LSI dhe e politikës është se ska asnjë kthim mbrapa për zbatimin e dekriminalizimit. Vlerësoj se kjo bindje do të na coi natyrshëm drejt një konsensusi të lirë pasi konfliktualiteti jahstë limiteve është i panevojshëm. Ajo që na mbetet ëhstë më pak nga ajo që kemi arritur deri tani prandaj besoj se dita parlamentare do të shërbejë drejt një konsensusi të ri dhe s'është i pamundur. Eshtë më i lehtë se ai i një viti më parë. Evitimi i konfliktualiteti do të jëtë i arritshëmse do na duhet të mbyllim cështjen e të opërqëndrohemi tek tjerët.”
 
Vasili tha se pavarësisht acarimeve politike dhe raste të tilla marrëveshja është e pranishme gjithmonë dhe e mundshme.Ndërkohë lidhur me mosdakordësinë për formularët e vetëdeklarimit Vasili nuk ka dashur të komentojë

“LSI nuk negocion është pjesë e një provcesi konsensual por besoj se ajo frymë që udhëhoqii gjithë për arritjen e marrëveshjes për dekorim është eksizstete pavarësisht acarimeve politike.Unë se di kur por njoh vullnetin e konsensusit.


 
Bylykbashi:  Mazhoranca mbron kriminelët, s'pranojmë formularin e PS
Ndërkohë Oerd Bylykbashi të vetmin konsensus cilëson vetëm atë të dhjetorit për ligjin asnjë gjë tjetër nuk bëhet me konsensus nëse mazhoranca nuk merr parasysh formularin e dekriminalizimin të PD.

“Konsensusi i  arrit në dhjetor. Ps kërkon që me formularin e saj të cungoi mundësinë e prokurorisë dhe organeve kompetente të zotërojnë informacione për të inkriminuarit dhe ata të qëndrojnë në kuvend.

Sipas tij PD s’mund të pranojë formularin e PS-së pasi ata tentojnë ta përdorin si instrument për të patur nën kontroll dhe lënë të lirë kriminelët.

“Ne nuk pranojmë një instrument si formulari i PS që kriminelët të jenë të lirë. E vetmja mundëis është të pranohet formulari i PD që zbaton ligjin. Dje donin ta quanin ligjin antikushtetues. Nëse ne si japim zgjidhje fenomenit “Prenga”  sigurisht skemi zgjidhje. Këto dy gjëra janë më të rëndësishme. Kjo arrihet duke pranuar kërkesat e PD tentativat e tjera janë zvarritja”-tha Bylykbashi.

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'