Dekriminalizimi,zbardhen formularët
e vetëdeklarimeve që duhen plotësua

Dekriminalizimi,zbardhen formularët<br />e vetëdeklarimeve që duhen plotësua
Me hyrjen në fuqi të akteve nënligjore të ligjit të dekriminalizimit, vetëdeklarimi i të dhënave do të jetë i detyrueshëm për çdo të zgjedhur dhe të emëruar në funksionet publike.

“Shqiptarja.com” ka siguruar formularin e vetëdeklarimit të të zgjedhurve dhe të emëruarve apo atyre që aspirojnë pozicione në Kuvend dhe qeverisje si dhe kërkesën me të cilën një kryetar partie mund t’i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme për verifikimin e personave të caktuar.

Formulari nis me plotësimin e të dhënave personale, ndërsa më pas çdo deklarues duhet tu përgjigjet pyetjeve nëse ka qenë ndonjëherë i dënuar me vendim të formës së prerë brenda apo jashtë vendit, nëse ka qenë i proceduar penalisht, apo nëse ndaj tij është lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar.

Nëse deklaruesi rezulton i dënuar, ai duhet të bëjë publike veprën penale për të cilën është dënuar si dhe vendimin përfundimtar të gjykimit.

Çdo deklaruesi i tërhiqet vërejtja në formular për pasojat ligjore në rast të deklarimeve të pavërteta, të paplota apo të pasakta.



  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar

Mbi 9 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 22 shoferë të arrestuar