Nënkryetari socialist i Komisionit të Posaçëm për Dekriminalizimin ka deklaruar nga Korça se projektligji i miratuar me konsensusin e maxhorancës dhe opozitës, do të ketë efekt të menjëhershëm.
 
Ligji në fjalë sipas Ballës është një ligj me model të konsoliduar të vendeve të Be-së. Këto deklarata, deputeti socialist i ka bërë nga qyteti i Bilishtit, pas një takimi me dyer të mbyllura të zhvilluar me strukturat e rrethit të Devollit.
 
Një ditë më parë komisioni i posaçëm parlamentar për dekriminalizimin miratoi  me konsensus projektligjin e dakortësuar mes maxhorancës dhe opozitës për ngritjen e “barrierave” që pengojnë zgjedhjen dhe ushtrimin e funksionit nga persona me rekorde kriminale. E vetmja pikë për të cilën nuk është rënë dakort është  testi i drogës.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)