Një aksident automobilistik ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Bajram Curri – Valbonë, në të cilin kanë mbetur të plagosur tre persona.
Sipas të dhënave të policisë, bëhet e ditur se, automjeti “Benz” me targa PU 1031 A ka humbur kontrollin e drejtimit dhe ka përfunduar jashtë rrugës.
Kjo ka sjellë plagosjen e drejtuesit të automjetit dhe dy pasagjerëve.
Konkretisht, ka mbetur i plagosur A.P 21 vjeç, F.Z 24 vjeç dhe D.Gj 20 vjeç.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Tropojës.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com