Del në ankand varri
i parë i Elvis Presley

Del në ankand varri <br />i parë i Elvis Presley
TIRANE - Të varrosesh në të njëjtin vend ku është prehur për disa muaj Elvis Presley? Pas pak kohësh do të jetë e mundur për një nga fansat e mbretit të Rock N’Roll-it që nuk dëshirojnë të heqin dorë nga mania e relikeve të idhujve të tyre edhe pas vdekjes.

Varri në mauzoleun e varrezave të Forest Hill, në Memphis të SHBA, ku trupi i Elvis Presley u vendos për herë të parë pas vdekjes së tij në vitin 1977, do të hidhet në ankand muajin e ardhshëm nga Julien’s Auctions, në Beverly Hills.

Çmimi, që nis nga një shumë prej 100 mijë dollarësh, nuk përfshin shpenzimet për ceremoninë funebër. Elvis dhe e ëma, Gladys, janë prehur në të njëjtën dhomë për gati dy muaj, deri kur i ati i këngëtares nuk mori autorizimin nga ana e autoriteteve për të varrosur trupat në shtëpinë e tyre në Graceland, Tennessee.

“Besoj se për fansat e mëdhenj të Elvis kjo është një mundësi për të thënë ‘Hey, do të varrosem në të njëjtin vend me të’ – ka komentuar Darren Julien, president dhe administrator i deleguar i shoqërisë së ankandeve – Nuk bëhet fjalë për diçka patologjike”.

Dhoma e varrit do të hidhet në ankand së bashku me sende të tjera më 23 dhe 24 qershor. Mes objekteve në shitje ekzistojnë edhe një fustan i veshur nga Amy Winehouse në videon “Rehab” dhe një paketë cigaresh të autografuara nga Beatles-at.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja

VIDEO/ Çudira shqiptare, Apolonia e fillon ndeshjen kundër Partizanit me 9 lojtarë! Arsyeja