Del në shitje “Diamanti i Paqes” prej 709 karatësh, është më i madhi në botë dhe i përket Sierra Leones.

Diamanti është nxjerrë në shitje me një vlerë prej 6.5 milion dollarë në New York nga Qeveria e Sierra Leones për të ndihmuar të varfrit në këtë shtet.

“Diamanti i Paqes” është blerë nga miliarderi anglez Laurence Graff, pronari i kompanisë më të madhe në Britaninë e Madhe për diamantet.

Gjatë ankandit është deklaruar se Sierra Leone një pjesë të parave të fituara do ti përdori edhe për investim për ujin e pijshëm, energji elektrike,ndërtimin e shkollave dhe disa spitaleve në lindje të këtij shteti.

Ky është diamanti i dytë që nxjerrë në shitje Sierra Leone, diamantin e parë nuk e shiti për faktin se oferta ishte shumë e lartë, 7.8 milion dollarë.

“Diamanti i Paqes” u zbulua në zonën malore nga një klerik në fshatin Koryardu, më pas ai e dorëzoi në komisariatin e policisë.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com