Del në ankand diamanti i rrallë i zi, më i madhi në botë (VIDEO)

Diamanti i rrallë i zi, 555,55 karat i quajtur “Enigma”, ka dalë në ankand. Njoftimi u bë nga shtëpia britanike e ankandeve Sotheby’s, ndërsa diamanti doli në ankand online dje dhe do të jetë deri më 9 shkurt.

Diamanti i zi mendohet të jetë formuar kur një asteroid me gurë të çmuar u përplas me tokën 2,6 deri në 3,8 miliardë vjet më parë.

"Enigma", me peshë 800 karat në formë të papërpunuar kur u ble nga pronari aktual në vitet 1990, mori formën e saj përfundimtare pas tre vitesh përpunimi. E prerë në formë palme sipas frymëzimit nga Lindja e Mesme, Enigma pritet të gjejë blerës për rreth 3-5 milionë sterlina.

Enigma është një nga diamantet më të fortë që ekzistojnë, ndërsa në ankand mund të përdoren edhe kriptovalutat.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen