Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, do të kushtojë 5.25 milionë dollarë

Del në shitje shtëpia e filmit ‘Home Alone’, do të kushtojë 5.25 milionë dollarë

Shtëpia e filmit 'Home alone'

Shtëpia e famshme e filmit ikonik ‘Home Alone’, ku më i vogli i familjes Kevin McCallister mbeti vetëm për Krishtlindje ka dalë në shitje.

Rezidenca me pesë dhoma dhe gjashtë banja në Winnetka, Illinois në SHBA është hedhur në treg për një shumë marramendëse prej 5.25 milionë dollarë.

Është hera e parë që nga viti 2012 që prona është hedhur në treg, thonë agjentët amerikanë të pasurive të patundshme, Zillow.

Që nga publikimi i filmit të vitit 1990 me regji të Chris Columbus, shtëpia ka kaluar një rinovim ekstrem, shkruan CNN.

Agjentët e pasurive të patundshme The DaWn Mckenna Group, janë shprehur se pronarët aktualë kanë dyfishuar hapësirën e banimit dhe kanë ndërtuar një fushë basketbolli.

Më parë, fansave të Home Alone iu dha mundësia të qëndronin në shtëpi në vitin 2021 për një natë dhe vetëm për 25 dollarë. Prona të ngjashme që janë shfaqur në filma ose në televizion kanë arritur gjithashtu çmime mahnitëse kur janë vënë në shitje.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, a duhet hetimet të shkojnë përtej mjekëve?



×

Lajmi i fundit

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë

Zelensky thirrje Perëndimit të lehtësojë kufizimet për sulmet ukrainase brenda Rusisë