Del nga burgu karikaturisti që
nxiti kryengritje me veprat e tij

Del nga burgu karikaturisti që <br />nxiti kryengritje me veprat e tij
INDI - Karikaturisti Indian Aseem Trivedi, i akuzuar për nxitje dhe fyerje, ka dalë nga burgu në liri me kusht. Dalja e tij nga burgu është pritur plot entuziazëm nga turma njerëzish të cilët prisnin jashtë burgut në Mumbai, më flamuj dhe slogane nëpër duar.

Pas daljes së tij Trivedi u shpreh se beteja kundër ligjit për nxitje dhe sjellja shtypëse e qeverisë do të vazhdojë.

Ai u arestua më parë gjatë fundjavës nën akuzën se ishte tallur me kushtetutën indiane si dhe flamurin kombëtarë.

Të martën Gjykata e lartë e Bombay-t tha se Trivedi mund të lirohej nëse ai do të paguante lirinë me kusht, gjë të cilën karikaturisti e kishte kundërshtuar më parë, por që mesa duket në fund vendosi ta pranonte.

Arrestimi tij ka sjellë reagim të fortë nga ana e opinionit publik. Shumë indian e shohin arrestimin e tij si sulm kundër lirisë së shprehjes. Karikaturisti po punonte në një fushatë kundër korrupsionit të drejtuar nga Anna Hazare. Kjo e fundit është shprehur se do të nisin protesta kundër ligjit për nxitje dhe fyerje, deri në heqjen e tyre.

Në një nga seritë e karikaturave të Trivedit, shfaqet flamuri Indian ku në vend të emblemës së tre kokave të luanëve, janë tre koka ujqërish me gjak në dhëmbët e tyre, ndërsa poshtë shkruhet "Rroftë Korrupsioni"

Gjithsesi sipas zyrtarëve të shtetin, ata shprehen se janë pro lirisë së shprehej por ka një kufi mes saj dhe fyerjes së simboleve kombëtare.

(ed.ka/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit