Një 30 vjeçar në Peqin është arrestuar në flagrancë, pasi theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’.

Sipas policisë, i arrestuari me inicialet B.H  kishte marë masën e sigurisë për shkak se ishte i dyshuari i vjedhjes së banesës së banorit me inicialet S.Z., ndodhur më datë 08.05.2019 në Peqin.

Pas informacioneve se 30 vjeçari nuk zbatonte vendimin e Gjykatës së Elbasanit, uniformat blu kanë ushtruar kontrolle dhe nuk e kanë gjetur në banesë.

Kështu, pas kontrolleve të vazhdueshme, ai është gjendur në lëvizje dhe më pas është arrestuar në Peqin.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit".