Del nga spitali pas ishemisë së rëndë, deputeti socialist merr çmim nga Donald Trump (Foto)

Del nga spitali pas ishemisë së rëndë, deputeti socialist merr çmim nga Donald Trump (Foto)

Deputeti socialist Paulin Sterkaj

Deputeti socialist Paulin Stërkaj, ka dalë nga spitali dy javë pasi pësoi ishemi cerebrale. Gjendja shëndetësore e deputetit socialist është më e mirë, ndërkohë që mësohet se Sterkaj pas daljes nga spital është përballur me një “surprizë”. Deputeti socialist ka marrë një çmim nga SHBA-të, për shërbimet e tij në përmirësimin e jetës së njerëzve në nevojë. Çmimi mban firmën e presidentit Donald Trump, ndërkohë që mes rreshtave thuhet se Stërkaj shërben si një model frymëzimi për shpirtin amerikan.

Përgëzime për marrjen e çmimit nga presidenti Donald Trump për arritje në jetë. Në emër të një kombi mirënjohës ju falënderoj për shërbimet tuaja për amerikanet dhe për personat me ne nevojë. Përmes një shërbimi prej të paktën 4000 orësh keni siguruar vazhdimësinë e angazhimit amerikan për të përmirësuar jetën e të tjerëve.

Ju keni shërbyer si model për shpirtin amerikan. Përmes punës tuaj janë forcuar lidhjet e bashkëpunimit dhe besimit qe i bën bashke njerëzit duke ndihmuar në adresimin e sfidave me te mëdha të kohës tonë.

Teksa reflektojmë në veprat e tuaja të shumta dhe veprat e bamirësisë, kombi jonë merr frymëzim nga ata që i përgjigjen thirrjes për të ndihmuar komunitetet tona dhe kombin tonë. Me përpjekjet tuaja te vazhdueshme amerikan do të mbetet tokë e lirisë dhe e mundësive për të gjithë”, thuhet në motivin e çmimit.

Paulin Sterkaj duke marrë çmimin për arritjet në jetë

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?