Del për shëtitje natën, roja për pak
sa nuk vret Mbretëreshën Elisabeth II

Del për shëtitje natën, roja për pak<br />sa nuk vret Mbretëreshën Elisabeth II
Mbretëresha e Britanisë së Madhe për pak sa nuk është vrarë nga roja ndërsa gjatë natës ka dalë për të bërë një shëtitje në kopsht.

Roja pasi ka parë një hije të dyshimtë në kopshtin e Buckingham Palace rreth orës 03:00 të mëngjesit ka pasur dyshime se mos bëhet fjalë për ndonjë hyrje të paautorizuar.
 
I dyshuari i “rrezikshëm” të cilit roja iu tremb në fakt nuk ka qenë askush tjetër veçse Mbretëresha Elisabeth e cila ka dalë jashtë për të marrë ajër të pastër në një moment pagjumësie.
 
Roja ka rrëfyer se për pak sa nuk kishte qëlluar në drejtim të Mbretëreshës e cila besohet t’i ketë thënë me shaka:” Herën tjetër që do dal, do të të telefonoj, kështu nuk do rrezikoj të më qëllosh”.

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf

Tragjedi në futbollin gjerman, mbytet në liqen futbollisti 16-vjeçar i Fortuna Dusseldorf