Del rezultati befasues i autopsisë: Dy policët kosovarë vdiqën para se të binin në lumë

Del rezultati befasues i autopsisë: Dy policët kosovarë vdiqën para se të binin në lumë

Policët e zhdukur në Kosovë

Kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar se kanë pranuar raportin e autopsisë, i cili ka sqaruar detajet e vdekjes së dy policëve, Malsor Dashi e Armend Trena.

“Kemi marrë raportet e obduksionit për të dy policët, Armend Trenën dhe Malsor Dashin. Sipas raportit del se dy policët kanë vdekur para se të bien në lumin Lepenc”, tha kryeprokurori i Ferizajt për mediat kosovare.

Sipas Shukri Jasharit, raporti i ekspertizës së komunikacionit tregon se policët janë vetaksidentuar. Dy policët e Kosovës, Malsor Dashi e Armend Trena humbën jetën kur me veturën zyrtare ranë në ujërat e lumit Lepenc në mbrëmjen e 28 prillit.

Trupat e tyre u gjetën disa ditë më vonë në ujërat e lumit Lepenc pas kërkimeve nga ekipet e Policisë, FSK-së, Zjarrfikësve e qytetarëve vullnetarë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë