Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoni, ka shpallur rezultatet zyrtare në nivel kombëtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Sipas KSHZ-së, fituese në këto zgjedhje nga kampi maqedonas është VMRO-ja me 51 mandate dhe LSDM-ja me 49 mandate.
Sa u takon partive shqiptare, BDI ka marrë 10 mandate, BESA me 5 deputetë, Aleanca për Shqiptarët ose PLR-PDSH 3 deputetë, ndërsa Partia Demokratike Shqiptare e Menduh Thaçit ka marrë vetëm 2 deputetë.
E përkthyer në vota, VMRO-DPMNE ka marrë 453 490 vota, ose 38.09%, ndërsa LSDM me 436 604 vota ose 36.67% të votave.
Nga partitë shqiptare kryeson BDI me 86 838 vota ose 7.29% të vota, e ndjekur nga "BESA" me 57 933 vota ose 4.87%. Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës ka arritur të marrë 35 145 vota ose 2.95% të votave. Humbje dërrmuese ka pësuar PDSH e Menduh Thaçit i cili ka siguruar vetëm 31 027 vota.
Të humbur në këto zgjedhje dolën pikërisht partitë shqiptare, të cilët në Kuvendin e Maqedonisë, në krahasim me legjislaturën e kaluar, do kenë 9 mandate më pak.
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti ishte i pari që tha se shqiptarët kanë humbur. "Nuk i gëzohem fitores së BDI-së, sepse shqiptarët humbën", ndërsa lideri i Partisë Demokratike Shqiptare Menduh Thaçi deklaroi: "Për humbjen e PDSH-së, mbaj unë përgjegjësi". Partitë shqiptare dolën në katër koalicione, duke bërë që votat të shpërndaheshin dhe si rrjedhojë bëri të pamundur sigurimin e mandateve në proporcion me votën në tërësi.

(Rezultatet e zgjedhjeve në Maqedoni)
Mandatet në Kuvend
VMRO-DMNE - 51 deputetë
PDSH - 2 deputetë
BDI - 10 deputetë
LSDM - 49 deputetë
Aleanca për Shqiptarët - 3 deputetë
Rilindje me Besë - 5 deputetë.
Nuk ka përfunduar numërimi i votimeve të diasporës.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com