Anëtarët e delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së ndodhen në Washington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nëntorit. Delegacioni i cili përbëhet nga Damian Gjiknuri, Ermonela Felaj dhe Fatmir Mediu u pritën nga  ndihmës Zv. Sekretari I Shtetit Douglas Jones dhe kordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt.

Në një postim në rrjete sociale, numri dy i socialistëve shkruan se këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtara siç është lufta në Ukrainë.

“Kënaqësi të jem në Ëashington DC në kuadër të misionit të vëzhgimit të zgjedhjeve të 8 Nentorit. Bashkë me Ermonelën dhe Fatmirin, në cilësinë e anëtarëve të delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së morëm pjesë në një takim informues nga ndihmës Zv.Sekretari I Shtetit Douglas Jones dhe kordinatorja speciale për monitorimin e zgjedhjeve për OSBE-në Margareta Cederfelt. Këto zgjedhje në SHBA zhvillohen në një mjedis të polarizuar politik për shkak të efektit të inflacionit dhe pasojave të tjera që kanë ardhur pas zhvillimeve ndërkombëtare siç është lufta në Ukrainë; ato kombëtare, kryesisht ekonomia,  çmimet, dhuna, migracioni, ngrohja globale etj. Pritet të jetë një betejë e fortë për kontrollin e Dhomës së Përfaqësimit dhe Senatit Amerikan”, nënvizon Gjiknuri.