Delegacioni afrikan i paqes në Rusi dhe Ukrainë! Shtatë liderët nisen drejt Kievit, priten të takojnë Putin të shtunën

Delegacioni afrikan i paqes në Rusi dhe Ukrainë! Shtatë liderët nisen drejt Kievit, priten të takojnë Putin të shtunën

Presidenti i Afrikës së Jugut Cyril

Shtatë liderë afrikanë po udhëtojnë drejt Ukrainës dhe Rusisë në një mision paqeje, me shpresën për t'i dhënë fund luftës atje.

Delegacioni i udhëhequr nga presidenti i Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa dhe përfshin përfaqësues të lartë të Egjiptit, Senegalit , Komoros , Ugandës , Zambisë dhe Republikës së Kongos .

Delegacioni do të përbëhet gjithashtu nga presidenti senegalez Macky Sall , presidenti i Zambisë Hakainde Hichilema dhe Azali Assoumani, presidenti i Komoros dhe kryetar aktual i Bashkimit Afrikan

Ata janë nisur sot për në Kiev për të takuar Zelenskyn, përpara se të shkojnë në Moskë për të takuar presidentin rus Putin të shtunën.

Delegacioni në mision paqeje, është përpjekje e rrallë për ndërhyrje diplomatike jashtë kontinentit dhe një zhvillim duke pasur parasysh kërkesën në rritje të Afrikës për të pasur një zë më të madh në OKB dhe organizata të tjera ndërkombëtare.

 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Putin: Sanksionet e Perëndimit s’na kanë izoluar! NATO tashmë përfshirë, do i djegim tanket dhe avionët! Zelensky: Rusia duhet përjashtuar diplomatikisht


M.T/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Opozita jugkoreane me mocion për shkarkimin e ushtruesit të detyrës së presidentit