TIRANË-Delegatët e Bundestagut gjerman kanë takuar mesditën e sotme kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, ku kanë diskutuar mbi çështjet e politikës Shqiptare dhe integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.
 
Gjatë fjalës së tij, deputeti gjerman Johannes Selle i drejtoi kryetarit të opozitës Basha bindjen se, parimet e shtetit ligjor duhet të jenë të patjetërsueshme dhe se puna e kryer për arritjen e tyre nuk duhet hedhur poshtë. Sipas Selle hapat mbrapa drejt shtetit ligjor janë një hap mbrapa në punën që duhet bërë për t’u integruar në BE.
 
Nga ana tjetër, Kryetari Basha falënderoi përzemërsisht ndihmën dhe asistencën e shtetit gjerman për ndihmën e tyre të vazhdueshme për arritjen e statusit të vendit kandidat. Demokrati theksoi se Partia Demokratike mbështet çdo nismë bashkëpunimi dypalëshe, sidomos ato të investimeve të mundshme gjermane në Shqipëri.


Redaksia Online
(ak/Shqiptarja.com)