TIRANE- Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri në marrëveshje me krerët e Misioneve të BE-së në Shqipëri kanë reaguar lidhur me incidentet elektorale në vendin tonë. Përfaqësues të këtyre misioneve të vendin tonë kanë deklaruar se po e ndjekin nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.
 
Në një deklaratë të përbashkët për shtyp ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë kanë vendosur theksin në rëndësinë e shmangies së dhunës, për të garantuar një standard të rëndësishëm të këtyre zgjedhjeve.
 
“Ndër standardet europiane dhe ndërkombëtare që presim të zbatohen, një ndër më të rëndësishmit është shmangia e dhunës, në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve që zgjedhjet të zhvillohen në një mjedis të qetë dhe paqësor”, thuhet në deklaratën e delegacionit të BE në Tiranë.
 
Krerët e Misionit të BE në Shqipëri u kanë bërë thirrje të gjithë shqiptarëve që “të sillen sipas këtij standardi dhe presim që partitë politike t’u japin udhëzime të rrepta anëtarëve dhe mbështetësve të tyre në lidhje me këto zhvillime.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)