TIRANE- Delegacioni i Partisë Demokratike, e përfundoi vizitën e tij në Bruksel brenda disa orëve. Pavarësisht se deputetët e opozitës u nisën për në kryeqendrën e BE-së mbrëmjen e ditës së hënë, 24 orë më vonë ata u nisën për në Tiranë. Bëhet me dije se ky delegacion i përbërë nga Genc Pollo, Majlinda Bregu, Aldo Bumçi, Fatmir Mediu dhe Dashamir Tahiri, kanë zhvilluar disa takime me europarlamentarë ku kanë diskutuar mbi mundësin e marrjes së statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Konkretisht, sipas deputetit Genc Pollo i cili ishte pjesë e këtij mini-delegacioni, bëhet me dije se në diskutimet e bëra në këto takime ishte vendosur se duhej shumë punë që marrja e statusit të vendit kandidat, të bëhej në muajin qershor.
Në një postim në faqen e tij në “facebook”, Pollo shkruan: “Po kthehem nga Brukseli me kolegë, deputetë të opozitës pas takimeve me europarlamentarë e zyrtarë të Komisionit Europian. Kërcënim për statusin është fryma e paligjshmërisë që gjeneron mazhoranca, zaptimi i institucioneve të pavarura dhe thyerja e konsensusit politik. Duhet korrigjim e shumë punë që të vjelim frytet në qershor”.
Topalli thërret Ramën
Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli depozitoi dje një kërkesë për interpelancë me Kryeministrin Edi Rama për situatën e rendit në vend. Sipas rregullores kjo interpelancë do të zhvillohet brenda tri javëve.
Shkrimi u publikua sot (05.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com