TIRANE - Një delegacion i Parlamentit Evropian mbërrin sot në Tiranë kuadër të vëzhgimit të zgjedhjeve. Numri dy i Socialistëve dhe Demokratëve evropianë, Libor Rouçek, bëri thirrje që  partitë të pranojnë rezultatin.

"Unë mendoj se është e rëndësishme që drejtuesit politikë të të gjitha partive politike ta njohin rezultatin, qofshin nga ata që fitojnë apo që humbin.

Nuk duhet të vihet në dyshim procedura e zgjedhjeve, siç ka ndodhur në shumë raste në të kaluarën. Sepse nuk do të jetë mirë për Shqipërinë dhe procesin e saj të integrimit rifillimi përsëri i këtyre grindjeve.

Zgjedhjet këtë fundjavë në Shqipëri janë shumë të rëndësishme, do të thoja janë vendimtare”, tha ai.