Delegacioni parlamentar i Shqipërisë
takim me krerët e shtetit kosova

Delegacioni parlamentar i Shqipërisë<br />takim me krerët e shtetit kosova
PRISHTINE - Delegacioni i Komisionit Parlamentar për Politikë të Jashtme i Kuvendit Republikës së Shqipërisë, i kryesuar nga Arta Dade është takuar me homologun e saj Albin Kurti. Gjatë fjalës së saj, Dade tha se shqiptarët janë ata që duhet t’i bëjnë kufijtë të papërfillshëm, në mënyrë që të realizojnë bashkimin.

Delegacioni shqiptar gjatë ditës është takuar edhe me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe kryetarin e Kuvendit, Jakup Krasniqi.

Presidentja Jahjaga vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Shqipërisë, duke theksuar nevojën e zgjerimit dhe thellimit të mëtejmë të këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.

Ajo tha se prioritet për institucionet dhe qytetarët e Republikës së Kosovës është integrimi i Kosovës në strukturat euroatlantike, duke i vlerësuar si të rëndësishme marrëdhëniet kontraktuale edhe me NATO-n, përmes Partneritetit për Paqe.

Përveç takimeve me krerët e lartë të Kosovës delegacioni parlamentar i Kuvendit të Shqipërisë, i përbërë nga Arta Dade, Ben Blushi, Namik Dokle dhe Valentina Leskaj do të vizitojë objekte kulturore dhe historike të vendit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike

Gjirokastër/ Zjarr në kullotat e Hundkuqit, zjarrfikësit në vendngjarje! Situata duket kritike