Incident në Tiranë! Ministri serb nuk pranon që homologu i Kosovës të ulet në tryezën e OKB-së (VIDEO)

Konfliktet mes Kosovës dhe Serbisë kanë zbritur edhe në Tiranë, ku u mbajt konferenca rajonale për Klimën. Delegacioni serb nuk ka pranuar që të ulet në të njëjtën tryezë me palën kosovare, pasi Kosova nuk është anëtare më të drejta të plota në OKB. Sipas ministrit Klosi, Kosova është ftuar nga Shqipëria, ndërsa ministri Kosovar Fatmir Matoshi theksoi se aty ku flitet për problemet e Ballkanit duhet të jetë edhe Shqipëria.

Shqipëria mikpriti këtë të premte, Konferencën mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor, nën organizimin e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Si pjesë e Ballkanit Perëndimor, edhe Kosova ishte e ftuar në këtë konferencë, por në nisje të saj është shënuar një incident. Delegacioni i Serbisë, i kryesuar nga ministri serb i Mjedisit, nuk ka pranuar që Kosova të jetë në këtë tryeze, me përfaqësim nga vetë ministri i Mjedisit Fatmir Matoshi. Kosova nuk është pranuar ende me të drejta të plota në OKB dhe mund të marrë pjesë në tryeza të saj vetëm me përfaqësues nën siglën e UNMIK-ut, misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Por duke dituar këtë fakt, përse ministri kosovar i mjedisit ndodhej në Konferencën për Klimën?

Ministri i Mjedisit Blendi Klosi, tha se Shqipëria është vend mikpritës i Konferencës dy ditore për Klimën në Ballkanin Perëndimor të organizuar nga OKB. Ministrit të Kosovës Fatmir Matoshi, ftesa për të marrë pjesë në konferencë, i është bërë nga homologu shqiptar. Matoshi ka mbërritur prej ditësh së djeshme në Tiranë, dhe siç tregoi ai, një natë më parë kishin pasur takim edhe me ministrin serb të Mjedisit dhe se gjatë një darke me ministrat edhe të Malit të ZI, Maqedonisë dhe Çekisë, ishte rënë dakordësi për prezencën e ministrit të Kosovës në Konferencën për Klimën.

Por sot, para nisjes së Konferencës, kanë qenë rreth dy orë debate - tregoi Klosi, - për faktin nëse duhej apo jo prezenca e ministrit të Kosovës në Konferencë. Përfundimisht në tryezë, u pranua vetëm delegacioni i Kosovës, pa praninë e ministrit, ashtu siç ka përcaktuar OKB-ja.

Bashkë me ministrin e Kosovës, jashtë tryezës doli edhe ministri shqiptar i mjedisit Blendi Klosi, të cilët në një prononcim për gazetarët, sqaruan atë se çka ndodhi.

"Aktiviteti është i organizuar nga OKB. Shqipëria është vend mikpritës. Unë ftova ministrin Matoshi. Ne do të vazhdojmë bisedimet bilaterale me donatorët. OKB dhe donatorët e pranuan Kosovën si pjesë e këtij diskutimi. Ne bëmë ftesën si ministri shqiptare, se është e palogjikshme që në një aktivitet për Rajonin, Kosova mos të jetë pjesë e diskutimeve. Kishim dakordësi me OKB dhe me Serbinë sa i përket zhvillimit të aktivitet, prezencës së Kosovës si i ftuar special. Prezenca me të drejta të plota si folës në tryezën e OKB-së, dhe mos prezenca e ministrit, më detyroi dhe mua që pas 2 orë diskutimesh dhe negociatash me ta...Konferenca po zhvillohet me stafet teknike, zv.ministrat", tha Klosi.

"Ajo që ka ndodhur sot ka të bëjë me rregulla strikte të përcaktuara të Kombeve të Bashkuara, që kërkojnë që Kosova të jetë e përfaqësues nën siglën e UNMIK-ut, ose persona të qeverisë ose të shoqëruar nga pjesëtarë të UNMIK-ut, gjë që është e papranueshme  për ne.Ne kemi ardhur dje jemi pritur shumë mirë. Darka e mbrëmshme ka qenë e përbashkët, takim ministrash. Kemi diskutuar që problemet duhet ti zgjidhim së bashku, të mendojmë përtej zhvillimeve të politikë ditore. Jua thash edhe mbrëmë edhe sot, që nëse dëshirojnë të flasim për Ballkanin perëndimor duhet të bashkohen ë gjithë, duhet të jetë edhe Kosova. Nuk k ka askënd tjetër që mund të vendosë për vendin tonë. Mua më thanë që ambasadorët kanë shkuar, ministri klosi është bashkë me mua dhe nuk është pjesë e kësaj konference tashmë teknike që do të zhvillohet. Në mënyrë biletarale do të bisedojmë me të gjithë donatorët.

I thash dhe zyrtarëve të OKB, që askush nuk duhet të ëndërrojë që do të ketë mjedis të pastër, nëse një vend mund të përjashtohet nga tryeza" tha ministri Matoshi jashtë sallës ku konferenca nisi të zhvillohej.

"Këto janë rregullat e OKB-së", - tha Klosi - "që nuk na lejonin të cedonim nga një standard i vënë prej vitesh. Për rregullat e UN nuk është mundësi reale e zgjidhjes nga ana jonë".

"Dita e sotme shënon një hap përpara në këtë proces të njohjes së Kosovës nga OKB", përfundoi ministri.

Konferenca Ministeriale për Rajonin dhe Ballkanin Perëndimor, me titull "Aksioni Rajonal mbi Klimën në Ballkanin Perëndimor" zhvillohet në Tiranë, me pjesëmarrje të ministrit, ministri serb, zv.ministrit të Malit të Zi, përfaqësues të lartë përgjegjës për mjedisin dhe klimën në rajon, si dhe donatorë.

Ngecia e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë vazhdon të mbajë peng dhe antërësimin me të drejta të plota të Kosovës në OKB. Duke marrë parasysh kundërshtimin e fortë rus, një perspektivë e Kosovës si anëtare e OKB vazhdon të jetë e zbehtë.

Në përfundim të kësaj konference u ra dakord për disa konkluzione të përbashkëta:

-Hartimin e nje Udhëzuesi për Rajonin e Ballkanit Perëndimor

- Përshpejtimin e Financave ne Mbeshtetje te Projekteve Klimatike dhe identifikimin e prioriteteve të përbashkëta për veprimitarinë rajonale mbi klimën.

- Nevojën për elaborimin e projekteve dhe programeve të përbashkëta, të cilat fokusohen në prioritetet e identifikuara, dhe angazhimin e fortë me burimet e disponueshme të financimit të aksioneve mbi ndryshimet klimaterike, bere kjo edhe përmes paraqitjes së projekteve rajonale.

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Allahu ekbar: 05/04/2019 17:50

    Shyqyr me ne fund tirana zyrtare po mbeshtet shoket kosovare kundrejt vllezerve serbo-jugosllave.

    Përgjigju
  • Lleshi: 05/04/2019 15:48

    Perzini fare mos ta shkelin token Shqiptare ata shki qe vrane EE prene Kosove , Bosnje fucking

    Përgjigju
  • Gjin Bua Shpata: 05/04/2019 13:15

    Mos u ul me perfaqesuesin e Kosoves po shko ne Moske dhe lepija b..en Putinit.

    Përgjigju
  • azgani: 05/04/2019 13:12

    mos i pyet keta qetnik se qa me bo .perzini prej shqiperis se kta skan fytyre. kta kann qen dhe jane shkie te poshter per shqiptaret.

    Përgjigju
  • Fahrri Bajg Spiuni: 05/04/2019 12:27

    Serbogrekët nuk e kanë dashur kurrë Europën! Brenda tyre kanë urrejtje të trashëguar ndaj saj sepse nuk janë popuj europianë. Por Bordellos Plakë ti bëhet mirë sepse coptoi shqiptarët titanë që ruanin per mijëra vjet shpatullat e saj juglindore dhe duke i braktisur cdo herë kur nuk duhej ti braktiste. Gjithnjë i la vetëm të luftojnë per mbijetesën e genit të tyre titan dhe mbi territoret e tyre të stërkatërlashta, mbolli perfundimisht, SerboGreqinë.

    Përgjigju
    • Baftjar: 05/04/2019 17:53

      Kombi me i ulet evropian ne drejtim te shqiptareve ka qene dhe eshte Franca edhe pse ne jemi me te krishtere se krishti ne origjine prap na konsiderojne si muslimane ngaqe ndikimet sllavo-russe jane teper te forta ne ate vend.Akoma sot vazhdon ti leje ne meshire te fatit aleatet e vet ne lufte te cilet kane rezikuar jeten per te ndihmuar ushtaret franceze si psh perkthyesit ne Afganistan.

  • Albanian: 05/04/2019 12:13

    Nuk e di si i lejoni kto millosha te futen ne token Shqipetare pa e njohur Kosoven si Shtet dhe pa kerkuar falje per masakrat qe kan ber, vijn e na bojn edhe ligjin ktu shpejt te nisen andej nga kan ardh rrace e poshter rrofshin Shqipet e Skenderbeut.

    Përgjigju
  • Arbër: 05/04/2019 12:10

    Hudhi jasht ata qetnikët rusoserb

    Përgjigju
  • Fredi: 05/04/2019 11:56

    Shumë mirë bënë se kjo gjë i kujton bajgës Europë se si i coptoi shqiptarët duke u ndërtuar mu në mes të tyre , SerboGreqinë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur